Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet për modelin e ri iPhone 12 vazhdojnë të qarkullojnë në internet. Thashethemet e fundit vijnë nga katalogu i dyqaneve të pakicës duke referuar se modeli i ri iPhone 12 do të fillojë nga 64 GB.

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GBa

Me sa duket këto nuk janë më thashetheme, por diçka e vërtetë. Kjo tashmë është bërë e domosdoshme me teknologjinë e sotme. Ashtu si vitin e kaluar, modelet më të mëdha do të jenë 128 dhe 256 GB. Modeli i iPhone 12 do të vij me gjatë ngjyra, e zezë, e bardhë, blu, e kuqe, e verdhë dhe korali.

Kurse iPhone 12 Pro dhe iPhone Pro Max do të kenë të njëjtat kapacitet ruajtje 128, 256 dhe 512 GB dhe të jenë vetëm në tre ngjyra: e zezë, argjendtë dhe e bardhë. Pritet që Apple të bëji njoftimin zyrtar më datat 12 dhe 13 Tetor.

Sipas thashethemeve, furnizimi i parë ritet të dërgohet më 5 Tetor. Modelet e parë që do vendosen në rafte do të jenë iPhone mini 5.4” bashkë me iPhone 12 Max 6.1”. Në Shqipëri nuk kemi akoma ndonjë lajmë zyrtar se në cilën datë do të arrij në Shqipëri dhe cilat kompani do të jenë të para që do fusin modelet e reja iPhone 12. Gjithashtu për momentin nuk e dimë as çfarë çmimi do të kenë modelet e reja iPhone 12. Por deri atëherë të presim njoftimin zyrtar nga Apple.

Exit mobile version