Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Modeli i ri celular smartphone Samsung Galaxy S4

Modeli i ri celular smartphone Samsung Galaxy S4Samsung prezantoi modelin e tij të ri të telefonave celular të teknologjisë smartphone, Galaxy S4. Sipas kompanisë pritet që modeli Galaxy S4 të ketë po atë sukses që pati dhe paraardhësi i tij Galaxy S3. Dhe këtu është për tu përmendur se modeli Galaxy S3 arriti një shifër shitjesh, në mbarë botën, në mbi 100 milionë aparate dhe kjo vetëm gjatë viti 2012.

Modeli i ri celular smartphone Samsung Galaxy S4

Dhe duket se modeli i ri Galaxy S4 nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga versioni i mëparshëm. Me një ekran me prekje 5 inç 441 ppi full HD [1920×1080], i cili mbrohet me Gorilla Glass 3, trashësi 7,9 mm, lartësi 136,6 mm, gjerësi 69,8 mm dhe me peshë 130g. Kamera kryesore ka analizë 13 Mpixles dhe kamera e parme është 2 Mpixles, dhe falë teknologjisë dual-camera recording të dyja kamerat funksionojnë në të njëjtën kohë si në për të nxjerrë fotografi por dhe për të regjistruar video.


Në modelin e ri Samsung ka shtuar disa karakteristika të reja, si për shembull funksionin Smart Pause dhe Smart Scroll qe e ndihmon më shumë përdoruesin që të përdorë telefonin. Më konkretisht, me shërbimin Smart Pause, nëse po shikoni një video dhe iu duhet të largoheni, videoja ndalon dhe sa po ju të afroheni përsëri tek ekrani ajo rifillon aty ku e kishit lënë. Kjo lloj teknologjie përdor funksionin e njohjes së fytyrës për të arritur që ta bëjë këtë.
Kurse për sa i përket teknologjisë Smart Scroll nga ana tjetër, i mundëson përdoruesit që të lundrojnë nëpërmjet shfletuesit dhe të kontrollojnë postën elektronik (e-mail) pa iu nevojitur që të prekin ekranin. Si është e mundur kjo? Aplikacioni në fjalë arrin të dalloi lëvizjet e fytyrës dhe të kuptoi gjestet.
Dhe për sa i përket çmimit duket se është mjaftë i majm, kushton ashtu si thonë reklamuesit vetëm 690 €!

 

Exit mobile version