Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Modeli i ri Samsung Galaxy S5 arrin nje numer rekord shitjesh

Modeli i ri Samsung Galaxy S5 arrin nje numer rekord shitjesh
Modeli i ri Samsung Galaxy S5

Modeli i ri Samsung Galaxy S5 arrin nje numer rekord shitjesh Telefoni inteligjent i shumëpritur i kompanisë Samsung, Galaxy S5, tani është në dispozicion për t’u blerë në të gjithë botën. Ky telefon është lëshuar në 125tregje, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Evropën, një pjesë të Azisë dhe vendet e Lindjes së Mesme.

Modeli i ri Samsung Galaxy S5 arrin nje numer rekord shitjesh

Një raport i ri nga Korea na sugjeron se Samsung Galaxy S5 ka korrur shumë sukses që në ditën e parë të daljes së saj në treg. Telefoni i ri inteligjent ka arritur një rekord të ri shitjesh duke ia kaluar me 30% paraardhësit të tij.

Sipas Samsung, në disa tregje evropiane shitjet e telefonit Galaxy S5 kanë tejkaluar më shumë se dy herë ato të Galaxy S4. Shifrat do të kishin qenë më të larta nëse ky telefon inteligjent do të dilte edhe në tregje të tjera. Në vende si Parisi, Amsterdam dhe Londër qindra njerëz kanë qëndruar përpara dyqaneve të Samsung-ut duke pritur që të blejnë pajisjen e fundit të kësaj kompanie.

Çmimi për këtë pajisje është 699 dollarë në Amerikë dhe rreth 599 dollarë në shumicën e tregjeve të Evropës dhe të Azisë. Burimi: Ballkanweb

Exit mobile version