Modeli i ri iPhone 7 me kamera 3D?

Modeli i ri iPhone 7 me kamera 3D?Siç e dimë tashmë modeli i ri iPhone 7 do të qarkullojë në vjeshtë. Megjithatë thashethemet për të dhënat teknike të iPhone 7 nuk kanë të mbaruar. Në internet kanë qarkulluar shumë foto sesi mund të jetë iPhone 7 i ri. Dhe ajo që na tërheq më shumë vëmendjen tek modeli iPhone 7 Plus është kamera dyshe që do ketë pjesën e pasme të tij.

Modeli i ri iPhone 7 me kamera 3D?

Të shumtë janë ata që pohojnë se iPhone 7 Plus do të ketë vërtetë dy kamera. Por thashethemet e fundit që vijnë nga Weibo kinez na e prishin pak. Thashethemet thonë se Apple ka hasur vështirësi teknike. Dhe rrjedhimisht nuk mund të integrojë kamera dyshe në pjesën e pasme të më të madhit iPhone 7 Plus ose si mund te quhet ndryshe iPhone 7 Pro.

Thashetheme tregojnë se një kamerë do të jetë 12 megapixel e iPhone 7 Plus, ndërsa sensori  e dytë do të përdoret për fokusim optik. Foto që qarkullojnë në internet tregojnë se do të ketë dual-camera setup. Por ne këtu në Tech Al besojmë se, nëse është e vërtetë që iPhone 7 i ri do të ketë dy kamera, atëherë mund të kemi edhe teknologjinë 3D në iPhone 7 Plus.

Por informacionet nga Foxconn na shkurajojnë pasi thonë se diçka e tillë nuk ekziston më. Por tek modelet e reja iPhone 7 nuk pritet që të kenë ndonjë ndryshim të madh. Në pjesën e jashtme do jenë njësoj si versionet e më mëparshme iPhone 6. I vetmi ndryshim që flitet ishte ai i iPhone 7 Plus që do të kishte dy kamera. Por me gjithë këto, Apple tregohet optimist. Disa informacione referojnë se janë porositur 72 me 78 milionë iPhone 7 për këtë vit. Duke tejkaluar kërkesave të përdoruesve.

Fund, këtu në Tech Al mbajmë disa rezerva, sepse dëshirojmë që të kemi informacione të sakta për sa i përket re rejave të fundit nga iPhone 7. /Tech Al

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

LG dhe Samsung vijnë me ekrane të palosshëm!

LG dhe Samsung vijnë me ekrane të palosshëm! Deri më sot aparati më i përafërt …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.