Siç e dimë tashmë modeli i ri iPhone 7 do të qarkullojë në vjeshtë. Megjithatë thashethemet për të dhënat teknike të iPhone 7 nuk kanë të mbaruar. Në internet kanë qarkulluar shumë foto sesi mund të jetë iPhone 7 i ri. Dhe ajo që na tërheq më shumë vëmendjen tek modeli iPhone 7 Plus është kamera dyshe që do ketë pjesën e pasme të tij.
Modeli i ri iPhone 7 me kamera 3D?
Të shumtë janë ata që pohojnë se iPhone 7 Plus do të ketë vërtetë dy kamera. Por thashethemet e fundit që vijnë nga Weibo kinez na e prishin pak. Thashethemet thonë se Apple ka hasur vështirësi teknike. Dhe rrjedhimisht nuk mund të integrojë kamera dyshe në pjesën e pasme të më të madhit iPhone 7 Plus ose si mund te quhet ndryshe iPhone 7 Pro.
Thashetheme tregojnë se një kamerë do të jetë 12 megapixel e iPhone 7 Plus, ndërsa sensori e dytë do të përdoret për fokusim optik. Foto që qarkullojnë në internet tregojnë se do të ketë dual-camera setup. Por ne këtu në Tech Al besojmë se, nëse është e vërtetë që iPhone 7 i ri do të ketë dy kamera, atëherë mund të kemi edhe teknologjinë 3D në iPhone 7 Plus.
Por informacionet nga Foxconn na shkurajojnë pasi thonë se diçka e tillë nuk ekziston më. Por tek modelet e reja iPhone 7 nuk pritet që të kenë ndonjë ndryshim të madh. Në pjesën e jashtme do jenë njësoj si versionet e më mëparshme iPhone 6. I vetmi ndryshim që flitet ishte ai i iPhone 7 Plus që do të kishte dy kamera. Por me gjithë këto, Apple tregohet optimist. Disa informacione referojnë se janë porositur 72 me 78 milionë iPhone 7 për këtë vit. Duke tejkaluar kërkesave të përdoruesve.
Fund, këtu në Tech Al mbajmë disa rezerva, sepse dëshirojmë që të kemi informacione të sakta për sa i përket re rejave të fundit nga iPhone 7. /Tech Al