Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Move to iOS është instaluar në mbi 1 milion Androide!

Move to iOSMove to iOS është instaluar në mbi 1 milion Androide! Apple nuk ka fshehur përpjekjet që bënë për të marrë përdoruesit e Android dhe nga sa duket, po ia del. Tim Cook , CEO i Apple, në njoftimin e rezultateve ekonomike për tremujorin ( ku u shitën rreth 48 milion iPhone), referoi se Apple theu rekord brenda tremujorit të tret, me 30% të përdoruesve të rinj që vijnë në veçanti nga Android.

Move to iOS është instaluar në mbi 1 milion Androide!

Apple ka krijuar një app të veçantë, Move to iOS, i cili është aplikacioni i parë Android i saj ku nëpërmjet tij ruhen fotografi, mesazhe, kontakte, bookmarks dhe të dhënat e Google, me synimin për ta bërë sa më të lehtë kalimin në iPhone-n tuaj të ri.

Kur qarkulloi ky app, përdoruesit e Android të cilët votuan negativisht me 1.7 nga gati 22.000 përdorues të votonin me vetëm 1 yll. Por si përfundim nga statistikat e Google Play Store shikojmë se aplikacioni i ka kaluar 1 milion shkarkime dhe e kemi fjalën për shkarkime unike. Më saktësisht referohet se janë nga 1 deri në 5 milion shkarkime. Të mërkurën ky numër ishte diku tek 50.000 dhe 1 milion, prandaj mendojmë se ky numër mund të jetë pak më shumë se 1 milion edhe jo afërsisht me 5 milion.

Megjithatë është për të theksuar se jo të gjithë ata që kanë shkarkuar aplikacion janë transferuar medoemos në iPhone, por sido që të jetë, kjo gjë tregon se Move to iOS ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve të Android. /Tech Al

Ju e keni instaluar aplikacionin Move to iOS?

Exit mobile version