Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Nokia modeli i ri Nokia Lumia 520 dhe çmimi i tij

Nokia modeli i ri Nokia Lumia 520 dhe çmimi i tijNë ekspozitën World Congress (MWC) javën e kaluar kompania Nokia zbuloj modelin e saj të ri Nokia Lumia 520 që do të jetë me OS WIndows Phone 8. Modeli i ri Nokia Lumia 520 do të ketë procesor 1Ghz dual-core Snapdragon, me memorie RAM 512 dhe memorie 8 GB dhe mbështet kartë memorie microSD deri në 64GB.

Nokia modeli i ri Nokia Lumia 520 dhe çmimi i tij

 

Modeli i ri Nokia, Nokia Lumia 520 është një smartphone me një ekran 4 inç IPS LCD WVGA ne analizë 800 x 800 pixel me një super ndjeshmëri të teknologjisë me prekje (tuch) që mund të përdoret lehtësisht si me thonj por dhe me dorashka në ditët e ftohta. Me një kamer 5 megapixel me një fokus automatik që është në gjendje të bëjë filmime në HD 720p 30fps.

Nokia Lumia 520

Përmasat e modelit të ri Nokia Lumia 520 janë 119,1 x 9,9 milimetra dhe 124 gramë mesha. Për sa i përket baterisë nuk është keq pasi mund mundë të zgjasë deri në 9,6 orë (3G) bisedë dhe deri në 360 orë në pritje. Nokia Lumia 520 do të jetë i disponueshëm në 4 ngjyra, i zi, i bardhë, i kaltër, i kuq dhe i verdhë.

 

 

 


Nokia Lumia 520 do të jetë i disponueshëm në mars, në fillim do të hidhet në treg në Hong Kong dhe Vietnam,por shumë shpejtë do të jetë i disponueshëm dhe për tregun Evropian, të Azisë, të Afrikës dhe të Amerikës Latine. Dhe ajo që na intereson të gjithëve është dhe çmimi i tij i cili premtohet të jetë tek 139 €.

Exit mobile version