Norvegjia prishin planet e Appel
Zëdhënësja e NSM-s ( Autoriteti i Sigurimit Kombëtar), Mona Stroem Anoey, deklaroi: “Unë mund të konfirmojë se kompania ‘Appel’ nuk ka marrë lejë për kryerjen e fotografive ajrore pasi saktësia e të dhënave është konsideruar shumë e lartë në disa zona të kufizuara… Ne i kemi propozuar disa alternativa të tjera Appel-it për t’i bërë foto nga furnizuesit norvegjez që janë të autorizuara ose nga autoritetet norvegjeze të hartografisë”, shtoi ajo.
Këto sugjerime konfirmojnë informacionin e publikuar në gazetën norvegjeze ”Aftenposten”. Në një artikull gazeta publikoi se Norvegjia, ndryshe nga fqinjët e saj Suedia dhe Danimarka, ka kundërshtuar projektet hartografike të kompanisë ”Apple”. Kurse nga ana e NSN-s (Autoriteti i Sigurisë Kombëtare) e cila është përgjegjëse për ruajtjen e sigurisë në vend ka refuzuar që të komentoi se në sa zona natyrore është bërë ky kufizim. Fotot e këtyre zonave që ofrohen nga burimet norvegjeze do të jenë ose e një cilësie të dobët ose të pa qarta. Sipas gazetës ”Aftenposten”, ndalimi i procesit të fotografimit ajror e ka çuar kryetarin e bashkisë së Oslos, i ftuar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të ndërmjetësojë në favor të ”Apple”-it pranë qeverisë.