Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Përditësimi KB2823324 i Windows 7 ka ‘bug’

Top 10 Security Software për Windows gjatë 2012
Përditësimi KB2823324 i Windows 7 ka ‘bug’

Përditësimi (Update) KB2823324 që u të martën e kaluar nga Microsoft duket se krijon problem serioze në sistemet operative Windows 7. Problemi qëndron në ristarte të shpeshta, e cila mund të rregullohet vetëm nëse e çinstaloni atë përditësim. Sipas informacioneve më të fundit duket se Microsoft po punon për të zgjidhur këtë problem, por në lidhje me këtë temë, problemi duket se shkaktohet nga një përplasje me antivirusin Kaspersky.

 Përditësimi KB2823324 i Windows 7 ka ‘bug’

Pas instalimit, përditësimi çaktivizon automatikisht Kaspersky Anti-Virus for Windows Workstations / Server versionin 6.0.4.1424 dhe 6.0.4.1611, dhe kjo gjë bën që t’iu dalë një mesazh ku shkruan se «çelësi juaj nuk është i vlefshëm».


Gjithashtu dhe Kaspersky po bën kërkime në lidhje me këtë problem dhe tani po punojnë që të nxjerrin një patch që të instalojë përsëri antivirusin. Por gjithsesi deri sa të gjendet një zgjidhje për këtë problem është mirë që ta çaktivizoni këtë përditësim./tech-al.info/

Exit mobile version