Çfarë është përzgjedhës ngjyrash, dhe për çfarë na ndihmon?
Përzgjedhës ngjyrash, color picker, na jep mundësinë për të njohur doket e ngjyrave për çfarë do lloj ngjyre shikojmë në ekranin tonë. ky informacion mund të jetë shumë i dobishëm në veçanti kur kemi të bëjmë me përpunimin e një fotoje, ose kur krijojmë një program, ose gjatë krijimit të një faqeje, etj.
Perzgjedhes ngjyrash, color picker
Ka shumë përzgjedhës ngjyrash falas për të zgjedhur dikush. Disa karakteristika të veçanta që duhet të kemi ndërmend janë:
- Kodi mbështetës për ngjyrat:
- RGB (Red, Green, Blue)
- Hex
- HSL, HSV, HSI ή HSB (Hue, Saturation, Lightness/Value/Intensity/Brightness)
- CMYK (Cyan, Magenta, Yellow, Key / Black)
- Të zëri pak vend në ekranin tonë, që të mund të punojmë më rehat.
- Të ketë, shtesë, funksione me vlerë, si është grabber që ju mundëson kopjimin e një ngjyre në mënyrë të lehtë, zmadhues për të parë, saktësisht, cilën ngjyrë dëshironi që të zgjidhni, një color mixer për të rregulluar ngjyrat, dhe një paletë ngjyrash që të mund të përdorni përsëri të njëjtat ngjyra që keni zgjedhur, që të mos ri kërkoni përsëri.
Në bazë, pra, të karakteristikave të lart përmendura, do t’ju prezantoj një nga ditët në vazhdim, disa mjete të dobishme, që kështu të mund të zgjidhni ato që plotësojnë nevojën tuaj.