Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Problemet qe kane smartfonat Samsung Galaxy!

Problemet qe kane smartfonat Samsung GalaxyProblemet qe kane smartfonat Samsung Galaxy! Program për funksionimin e tastierës, i parainstaluar tek qindra milion aparate Samsung, tastiera Swift, është si një dorë e fshehtë pasi nëpërmjet saj, cilido mund të instaloi një program të dëmshëm, mund të shikoi nga kamera, të përgjoi telefonatat si të lexoi dhe të shikoi fotografitë e përdoruesit. 

Problemet qe kane smartfonat Samsung Galaxy!

Zbulimin e bëri kompania për zhvillimin e programeve të sigurisë NowSecure. Pasi njoftoi, si deklaron NowSecure, qysh nga nëntori i 2014 kompaninë Samsung, ekipin amerikan të reagimit emergjent, CERT, dhe ekipin e sigurimit për Android të Google.

CERT-ja ka nxjerrë një njoftim në lidhje me këtë. Si shpjegohet nga CERT, boshllëku i sigurimit qëndron tek mënyra që programi fillon të kërkoi përditësimet e mundshme për gjuhët në hyrje të formës tekst në Swiftkey.

Gjithsesi, app Swift që ofrohet në Google Play, edhe përse është i zhvilluar me bazën e vetë SDK, nuk është i njëjtë me atë që është i parainstaluar tek telefonat smartfon të Samsung dhe nuk përbën rrezikshmëri si dhe nuk krijon probleme instalimi apo çinstalimi i tij.

Kompania Swiftkey, në një deklaratë të saj në blogun zyrtar, referon se telefonat Samsung Galaxy që kanë Swiftkey janë të dobët vetëm në rastin kur përdoruesi përdorë rrjetin Wi-Fi dhe mund të infektohet lehtë me malware në kohën që telefoni kërkon për përditësimin e paketës së gjuhëve.

Swift keyboard vjen i parainstaluar tek Samsung Galaxy, ka të drejta të larta dhe nuk mund të çinstalohet. Por për ndonjë shfrytëzim të mundshëm, përdoruesi nuk duhet të zgjedh si metodë shkrimi të tekstit. Por gjithsesi, përdoruesi nuk është i sigurt edhe nëse ka vendosur të përdor metodë tjetër.

Dhe në listën e modeleve që përmbajnë këtë rrezikshmëri janë modelet më të njohura te telefonave smartfon të Samsung si : Samsung Galaxy S6Samsung Galaxy S5Samsung Galaxy S4 dhe Samsung Galaxy S4 mini.

Sipas NewSecure, Samsung ka lëshuar një përditësim të programit tek kompanitë e celularëve që kanë aparatet e saj. Lista e publikuar i referohet vetëm provajderave në USA.

NewSecure shprehet që provajderat të mbyllin këtë boshllëk që përdoruesit të jenë më të sigurt, realiteti është se numri i telefonave smartfonë që janë shpërndarë në të gjithë botën është tepër i madh, sipas një përllogaritje kap shifrën e 600 milion aparateve.

Duke pasur parasysh rrezikun, pasi një numër i madh i këtyre telefonave janë futur në vendin tonë si në Shqipëri por edhe në Kosovë, bëni kujdes me rrjetet Wi-Fi që përdorni. Tech -Al ju rekomandon për një siguri më të lartë të shmangni çdo rrjet Wi-Fi që nuk përdorë kodë edhe përse kjo mund të jetë pak tunduese duke dashur që ta përdorni sa më shumë internetin.

Si përfundim, ju rekomandojmë që të kontaktoni me provajderin tuaj nëse ka ndonjë përditësim patch që mund të ketë lëshuar Samsung. Kurse për sa i përket kompanisë Samsung në lidhje me këtë situatë nuk  ka asnjë deklaratë zyrtare. /tech-al.info/

Exit mobile version