Fshitë pa dashje foto, video apo dokumente nga kompjuteri? Mos u shqetësoni! Tashme me EaseUS Data Recovery Wizard kthimi i fotove te fshira, kthimi i videove te fshira apo edhe kthimi i skedarëve të fshirë mund të bëhet një argëtim. Në këtë artikull do të analizojmë veçoritë e EaseUS Data Recovery Wizard.
Program me i mire per kthimin e fotove EaseUS Data Recovery Wizard
I bëtë format kompjuterit tuaj dhe pastaj u kujtuat se kishit një foto, video apo dokument të rëndësishëm që u fshi? Fshitë pa dashje një foto, video apo skedarë tjetër dhe tani doni ta riktheni atë? Fshitë nga USB foto, video apo skedarë? Mos u bëni merak EaseUS Data Recovery vjen këtu për t’iu ardhur në ndihmë. Si e thamë edhe më lart, EaseUS Data Recovery Wizard është një nga programet më të mirë për kthimin e fotove, videove dhe shumë lloj skedarësh të ndryshëm.
Para disa vitesh nëse fshinim diçka pa dashje kjo ishte një problem i vërtetë, pasi jo vetëm një përdorues i thjeshtë nuk mund ta kthente, por as një përdorues i avancuar ose profesionistë. Por tashmë kthimi i fotove të fshira mund të jetë diçka argëtuese. Tashmë çdo person mund të shkarkojë nga shtëpia dhe ta instalojë në kompjuterin apo laptopin e tij EaseUS Data Recovery dhe të rikthej vetë fotot, videot e fshira apo çdo dokument tjetër.
Me EaseUS Data Recovery mund të rikthejmë foto të fshira edhe pas një formatimi total të diskut të ngurtë. Gjithashtu mund të rikthejmë foto dhe video edhe nga USB. EaseUS Data Recovery ka gjithashtu edhe opsionin Recovery Deleted Recycle Bin Files, që do të thotë? Ne mund të kthejmë edhe ata skedarë që i kemi hedhur në kosh dhe e kemi shkarkuar atë.
EaseUS Data Recovery vjen me tre versione. Versioni i parë është EaseUS Data Recovery Free që është versioni falas. Me këtë version mund të kthejmë deri në 2 GB skedarë të fshira. Versioni tjetër është EaseUS Data Recovery Pro. Ky version është për përdorim më profesionalë. Me këtë version nuk kemi kufizim në madhësinë e skedarëve që mund të rikthejmë. Gjithashtu me këtë version do të kemi përditësime dhe mbështetje teknike të përhershme. Versioni i tret është EaseUS Data Recovery Pro+WinPe. Ky version përveç karakteristikave që ka versioni Pro ka edhe opsionin Bootable media for emergency. Që do të thotë? Bën boot duke shkarkuar WinPe kur sistemi juaj pëson dëmtim ose nuk ngarkohet.
Si të instalojmë EaseUS Data Recovery?
Fillimisht shkarkojmë programin nga faqja zyrtare e EaseUS Data Recovery. Pasi shkarkojmë programin fillojmë instalimin duke klikuar dy herë skedarin. Në dritaren që do të hapet zgjedhim gjuhën qe dëshirojmë të bëhet instalimi. Klikojmë Next dhe në vazhdim Accept, nëse kemi zgjedhur gjuhën angleze për instalim. Në vazhdim Install dhe presim për pak kohë sa të kryhet instalimi. Në fund klikojmë Finish.
Tashmë EaseUS Data Recovery ka mbaruar instalimin dhe është gati për ekzekutim për të kthyer përsëri fotot e fshira apo skedarët e tjerë.
Hapi tjetër është të ekzekutojmë programin nëse duam të kthejmë një foto, apo video të fshirë. Tek dritarja që do të hapet zgjedhim diskun, partition ose USB nga ku duam të rikthejmë foton apo video e fshirë. Pastaj klikojmë Scan. Presim disa minuta sa programi të mbarojë procesin e rikthimit të fotove, videove ose skedarëve të fshirë. Kur programi të ketë mbaruar procesin. Klikojmë mbi foton që ishte fshirë ose skedarin që duam të kthejmë përsëri dhe zgjedhim destinacionin për ta ruajtur. Kjo ishte!
Nëse keni më shumë se 2 GB material për të kthyer ju rekomandojmë që ta blini version EaseUS Data Recovery Pro, nuk do të zhgënjeheni.
Disa karakteristika të EaseUS Data Recovery
Llojit e fotove që mund të ktheni: JPG/JPEG, TIFF/TIF, PNG, BMP, GIF, PSD, CRW, CR2, NEF, ORF, SR2, MRW, DCR , WMF, RAW, SWF, SVG , RAF, DNG, etj.
Llojit e videove që mund të ktheni: AVI, MOV, MP4, M4V, 3GP, 3G2, WMV, MKV, ASF, FLV, SWF, MPG, RM/RMVB, MPEG, etj.
Llojit e skedarëve audio: AIF/AIFF, M4A, MP3, WAV, WMA, APE, MID/MIDI, RealAudio, VQF,FLV, MKV, MPG, M4V, RM/RMVB, OGG, AAC, WMV,APE, etj.
Llojit e skedarëve dokumentesh: DOC/DOCX, XLS/XLSX, PPT/PPTX, PDF, CWK, HTML/HTM, INDD, EPS, etj.
Llojit e skedarëve të email: PST, DBX, EMLX, etj.(nga Outlook, Outlook Express etj.)
Lloj të tjera skedarësh: Such as Archives (ZIP, RAR, SIT, ISO etj.), exe, html, SITX etj.
EaseUS Data Recovery është një program i lehtë për sistemin tuaj. Programi peshon vetëm 31 MB. Gjatë procesit së instalimit dhe punimit kërkon 128 MB memorie RAM dhe rreth 32 MB vend ruajtje në sistemin tuaj. Është kontabël më të gjitha versionet Windows, XP, Vista, Windows 7, Windows 8 dhe Windows 10.
Home page | EaseUS |
---|---|
Versioni | 12 |
Çmimi | nga falas |
Download | |