Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Redaktues PDF falas

Redaktues PDF falas

Program redaktues PDF falas. Në kohën që jetojmë letrat dhe dokumente të tjera po zëvendësohen gjithnjë e më shumë me skedarë dixhital. Kjo bëhet për të qenë sa më praktikë si në dërgime, mbajtje por edhe leximi. Në përgjithësi letrat, libra apo dokumente tekst të ngjashme në skedarë dixhital quhen PDF dhe kanë prapashtesë .pdf. Por në kontrast me një letër apo një libër fizik ku modifikimi është pothuajse i pamundur, vetëm në rast se rishkruhet përsëri, në dokumente dixhitale, skedarët PDF mund të modifikohen.

Redaktues PDF falas

Që të redaktojmë, apo modifikojmë një dokument PDF do na duhet një program, softuer, për të bërë redaktimin. Këta lloj softueri quhen në përgjithësi PDF editor. Në këtë artikull do ju paraqesim një program për redaktimin e PDF-ve falas. Ndonëse programi ka edhe version me pagesë, ne do ju tregojmë versionin falas.

Ai është PDF-XChange Editor.  PDF-XChange është një redaktues PDF me karakteristika të plota. Me ndihmën e këtij ju jeni në gjendje të redaktoni, korrigjoni, shtoni ose hiqni tekstin pa mundim. Grafika gjithashtu mund të zhvendoset, ndryshohet, ose mund të hiqet.

Exit mobile version