Rritet mashtrimi në lidhje me kartat e kreditit
Studimi u botua nga Grupi i Sigurimit Evropian ATM në muajin Mars. Në të njëjtin studim, referohet se në dy vende evropiane u vërejt gjithashtu dhe një rritje e mashtrimeve dhe në parkometra. Në shumicën e rasteve, ashtu si thekson studimi, mashtrimet lidhen me aparatet e numërimit të të hollave. Kriminelë të botës elektronike zbulojnë të dhënat personale të përdoruesve të kartave të kreditit.
Në gjatë vende të Evropës, studimi zbuloi gjithashtu se një rritje të madhe të mashtrimeve kishte dhe gjatë përdorimit të aparateve që shesin karburant në mënyrë automatike. Studimi nuk i rendit vendet se në cilin vend mashtrimet janë më të mëdha, por gjithsesi mendohet se mashtrimet janë më të mëdha aty ku shitja me këtë metodë është më e përhapur si, në Angli, në Gjermani, në Francë dhe në Rusi.