Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Samsung do te permbyte boten me «Galaxy S5»

Samsung do te permbyte boten me «Galaxy S5»
Samsung Galaxy S5

Sipas publikimeve të Korea Times, kompania e Samsung po planifikon që të hedhë në tregun botërorë rreth 35 milion Samsung Galaxy S5 deri në fund të Qershorit.

Samsung do te permbyte boten me «Galaxy S5»

Ky numër i stërmadh aparatesh dhe optimizmi i Samsung është si rezultat i një rekordi të ri shitjesh që pati versioni i ri, Galaxy S5, vetëm gjatë ditëve të para që sapo doli në treg. Nëse publikimi i Korean Times është i sakët atëherë pritet që Samsungu vetem nga modeli S5 do të fitojë rreth 12 miliard euro deri në Korrik.

Sigurisht, fakti që do të qarkullojnë rreth 35 milion aparate nuk do të thotë se do të shiten të gjithë. Për shembull, Samsung hodhi në treg rreth 63 milion Galaxy S4 dhe nga këta u shitën vetëm 40 milion.

Në të njëjtën kohë me «përmbytjen» nga Samsung Galaxy S5, kompania koreate synon që deri në Korrik të lëshojë edhe një tjetër smartfonë pa sistemin operativ Android.

Më saktësisht, shumë i përfoluri telefoni «high-end» me Tizen OS, domethënë sistemin operativ që ka krijuar vetë Samsung dhe që e hasim tek smartwatches Galaxy Gear 2 dhe Galaxy Gear 2 Neo, pritet që të qarkullojë nga mesi verës në disa vende të «përzgjedhura» të botës.

 

Exit mobile version