Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Samsung Galaxy J2 me ekran 4.7 inç

Samsung-Galaxy-J2-01-570Samsung Galaxy J2 me ekran 4.7 inç Kolosi i teknologjisë Samsung njoftoi në mënyrë zyrtare daljen e modelit të ri të familjes Galaxy, Galaxy J2. Modeli i ri i shtohet modeleve J ku deri tani kanë dalë Galaxy J1, Galaxy J5 dhe Galaxy J7. Modeli Galaxy J2 operon O/S Android 5.1 lollipop me Ultra Data Saving nga Opera Max*.

Samsung Galaxy J2 me ekran 4.7 inç

Kjo lloj teknologjie mundëson të kurseni deri në 50% të dhëna dhe të lironi deri në 11% memorie RAM, duke zvogëluar konsumimin e data-hungry të aplikacioneve si, YouTube, Instagram apo Vine.

Të dhënat e Galaxy J2

Ndër karakteristikat e tjera teknike Galaxy J2 ka, procesor katërbërthamsh 1.3 GHz Exynos 3475, ekran 4.7 inç me rezolucion 540×960 pixels, lidhje LTE, kamer të pasme 5 Megapixel, kamer të parme 2 Megapixel, memorie RAM 1GB, vënd ruajte 8 GB dhe bateri 2000mAh.
Modeli Samsung Galaxy J2 do dalë në qarkullim nga 21 Shtatori në Indi me çmimin 129 dollarë. Por nuk është bërë akoma e njohur nëse do të dalë në qarkullim edhe në shtete të tjera. /Tech-Al.Info/

*Ky aplikacion ofrohet veçmas për përdoruesit Android që duan të kursejnë data.

Exit mobile version