Samsung Galaxy Note 3 Neo – telefoni inteligjent me i lire

Samsung Galaxy Note 3 Neo - telefoni inteligjent me i lire
Samsung Galaxy Note 3 Neo

Është bërë zyrtare, se ekziston një version ekonomik i telefonit Samsung Galaxy Note 3, i cili quhet Samsung Galaxy Note 3 Neo. Gjithashtu, Samsung bëri zyrtarlajmin se kjo pajisje nuk do të shitet në Britani. 

Samsung Galaxy Note 3 Neo – telefoni inteligjent me i lire

Ato thanë: “Kompania Samsung, që ndodhet në Britani, konfirmon se Note 3 Neo nuk do të vijë në tregun tonë”. Edhe pse pajisja nuk është publikuar akoma, ne dimë se do të dalë në shkurt në Kongresin Botëror të Telefonave, në Barcelonë. Thuhet se do të ketë cilësi më të ulët se Galaxy Note 3, dhe presim që kjo gjë të ndodh edhe me çmimin. Sipas lajmeve të fundit, Samsung Galaxy Note 3 Neo do të prodhohet në Belgjikë.

Sipas thashethemeve, Samsung Galaxy Note 3 Neo do të ketë ekran 5.55 inç, të cilësisë së lartë 720 piksel, kamera 8 megapikselë, RAM 2 giga, 16 giga memorie të brendshme dhe bateri 3100 mAh. Do të keni mundësi të vendosni kartë memorie deri në 64 giga dhe do të ketë sistemin Android 4.3 Jelly Bean.

Çmimi i këtij telefoni do të jetë 599 euro. Kompania Engadget ka nxjerrë lajmin zyrtar, se telefoni Galaxy Note 3 Neo nuk do të dalë as në tregun amerikan. Mendohet se telefoni me ekran të madh do të dalë vetëm në Evropë.

Burimi: balkanweb

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Siguria ne Internet telefonat smartphone keshilla 2019

Siguria ne Internet telefonat smartphone keshilla 2019

Këshilla për të siguruar telefonat spmartphone nga programe dashakeqe pa përdorur ndonjë antivirus. Antivirusi është …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.