Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Samsung Galaxy Note 5 i disponueshëm edhe në dy ngjyra te reja!

Samsung-Galaxy-Note-rose-goldSamsung Galaxy Note 5 i disponueshëm edhe në dy ngjyra te reja! Informacionet duan që fableti flagship i këtij viti i Samsung të futet në tregu evropian në Janar të 2016, pasi fillimisht Samsung kishte vendosur të përqendrohej në tregje të tjera që janë më të mirë sesa Galaxy Note. Deri sa të konfirmohen këto informacione, Samsung njoftoi dy ngjyra të reja për Samsung Galaxy Note 5.

Samsung Galaxy Note 5 i disponueshëm edhe në dy ngjyra te reja!

Midis ngjyrave që ekzistojnë në Samsung Galaxy Note 5 vijnë edhe Silver Titanium dhe Pink Gold. Faktikisht ngjyra Silver Titanium nuk është diçka e re pasi ishte njoftuar në gushtë, por tani është e disponueshme. Ajo që do të jetë e re është ngjyra rozë e argjend, e cila duket se do të jetë ajo që duhet.

Pas ngjyrës së argjend që u bë e zakonshme nga Apple me iPhone 5S më 2013, e mori radhën rose gold dhe Samsung duket se nuk do të vonojë. Dhe këtu kujtojmë se ngjyra rose gold e iPhone 6S kishte një kërkesë shumë të madhe dhe ishte kjo ngjyre që u shitë më shpejtë. Ajo që është risi është ngjyra rozë e artë, e cila po bëhet ngjyra që të gjithë e duan.

Për Silver Titanium nuk dha ndonjë datë që do dalë në qarkullim, por Pink Gold do të jetë e disponueshme në Kore që nga 23 Tetori. /Tech-Al.Info

Çmimet janë:

Samsung Galaxy Note 5 Silver Titanium 32GB – 800 dollarë
Samsung Galaxy Note 5 Silver Titanium 64GB – 860 dollarë
Samsung Galaxy Note 5 Pink Gold 64GB – 860 dollarë

Si ju duken?

Exit mobile version