Samsung Galaxy S6 dhe Samsung Galaxy S6 Edge (foto)
Më poshtë keni edhe fotot e modeleve të reja të Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge, por le të flasim pak në mënyrë zyrtare për sa i përket të dhënave teknike të Galaxy S6 dhe të Galaxy S6 Edge. Ekrani i modeleve të reja Samsung Galaxy S6 është 5.1 inç, teknologjia Super AMOLED, me analizë Quad HD. Ekrani është i mbrojtur nga Gorilla Glass 4. Galaxy S6 Edge ka kryesisht në ekran dhe te të dy anët e aparatit. Në fasadë shikojmë gjithashtu Home Button me një stil të ri, që mbështetë teknologjinë e re Samsung Pay, për të bërë pagesat nga aparati jonë.
Samsung Pay mbështetet në NFC dhe në MST (Magnetic Secure Transmission) për të realizuar pagesat. Bashkëpunon me Visa, MasterCard por tani Samsung bashkëpunon me American Express, Bank of America, Citi, JPMorgan Chase dhe U.S. Bank.
Për sa i përket pjesës së brendshme, Samsung braktis Qualcomm dhe mbështetet ekskluzivisht në fuqitë e tija. Në modelet e reja Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge montohet një Samsung Exynos 7420 në 14nm që është më efikas në energji se sa Snapdragon 810 që është në 20nm.
Procesori është tetëbërthamësh me 4 bërthama ARM Cortex-A57 i kronizuar në 2.1 GHz dhe 4 bërthama Cortex-A53 i kronizuar në 1.5 GHz. Grafika përfshin një Mali-T760 GPU, ndërsa paketa mbyllet me një memorie RAM që numëron 3GB dhe është LPDDR4!
Për sa i përket kamerës kemi të riun ISOCELL me sensor 16 MP, ndërsa kamera përmban stabilizator optik për ikonë (OIS) dhe f/1.9. Kamera ka vetëm LED Flash dhe mund të regjistroi video 4K. Kurse kamera e parme është 5MP, e aftë për të bërë video 1080p. Aplikacioni i kamerës ndryshon plotësisht duke pasur shtesa të reja.
Pra këto për sa i përket Samsung Galaxy S6 dhe Samsung Galaxy S6 Edge (foto), në vazhdim do ju shkruajmë më shumë të dhëna për këta dy ekzemplarë.