Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Samsung Galaxy S7 informacione për portë USB Type-C!

Samsung-Galaxy-S7-edge-concept
Modeli eshte nje koncept i modeleve te me parshme te Samsung.

Samsung Galaxy S7 informacione për portë  USB Type-C! Këtë vit filluam të shikojmë smartfonat e parë me teknologjinë USB Type-C (siç janë modeli Nexus, modeli OnePlus 2, modeli Xiaomi Mi 4c etj.) dhe nga sa duket gjithnjë edhe më shumë prodhues dalëngadalë  do të adoptojnë këtë teknologji si standarde. Kjo do të thotë se përdoruesit Android do të kenë portë të rikthyeshme si Apple Lightning dhe shpejtësi më të madhe për lëvizjen e të dhënave.

Samsung Galaxy S7 informacione për portë  USB Type-C!

Sipas informacioneve ekskluzive që zbulohen SamMobile, Samsung do të jetë kompania e radhës që do të adoptojë këtë teknologji standard, duke integruar USB Type-C në modelin Samsung Galaxy S7. Gjithsesi presim të shikojmë se çfarë do të ndodh me teknologjinë e karikimit të shpejtë, nëse do ta sakrifikojë Samsung për hatër të portës USB Type-C. Ende nuk kemi parë ndonjë aparat me teknologjinë USB Type-C dhe teknologjinë quickcharge të Qualcomm.

Përveç portës, për Samsung Galaxy S7 kemi dëgjuar se do të vijë me Snapdragon 820 dhe Exynos 8, sensorin e shtypjes të ekranit dhe ekran me skaj të rrumbullakosur në një krahë. Por asgjë nuk është konfirmuar, kështu që mbajmë disa rezerva këtu në Tech Al . /Tech-Al.Info

 

 

Exit mobile version