Samsung Galaxy S7 me dual-camera setup ne pjesen e pasme?

samsung galaxy 7S camera Samsung Galaxy S7 me dual-camera setup ne pjesen e pasme? Duam gati dhe gjysëm viti deri në njoftimin zyrtar të smartfonit të ri Samsung Galaxy S7, por kohët e fundit thashethemet nga burime të ndryshme për karakteristikat teknike janë të shumta. “Project Lucky”, ashtu si quhet pamja e jashtme, tregon se do të ketë dual-camera setup.

Samsung Galaxy S7 me dual-camera setup ne pjesen e pasme?

Nëse informacionet janë të sakta, Samsung nuk do të jetë i pari që do të bëj një gjë të till, tashmë kompania HTC e ka provuar në flagship-in e saj, por gjithsesi si ide do të ishte e mirë, por gjithsesi HTC nuk ja arriti edhe shumë mirë. Teknologjia dual-camera setup lejon që të nxjerrësh në brendësi të një fushe.
Gjithashtu, kamera do të ketë Lytro-like feature, e cila do të thotë që përdoruesit mund të rregullojnë fokusin e kameras, pasi është bërë nxjerrja e fotos. Por pyetja është nëse Samsung do t’ia arrij të ketë rezultate në një fushë ku HTC dështoi? Ndoshta branding dhe marketingu do të mund ta ndihmonin më shumë në lidhje me një implementim më të mirë.
Sipas të gjithave atyre që kanë qarkulluar, thuhet se modeli i ri Samsung Galaxy S7 do të ketë dy modele, një version 5.2 inç dhe tjetri 5.7 inç. Gjithashtu, Samsung po teston procesorin e ri të Qualcomm, Snapdragon 820, gjë kjo që ka mundësi që mund të kemi dhe dy versione të ndryshëm procesorësh. Por gjithsesi është akoma herët për të folur për diçka të sigurt. Por do mundohemi t’iu mbajmë të informuar për çdo lajmë të ri që do të kemi nga modeli i ri Samsung Galaxy S7. /Tech-Al.Info/

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.