Samsung Galaxy S7 prezantim në Janar?

samsung-galaxy-s-7 Samsung Galaxy S7 prezantim në Janar? Samsung Galaxy S7 ka filluar të na çorientojë me zhvillimet e ditëve të fundit, diçka që nuk është e zakonshme për një aparat që duhet edhe një gjashtëmujorësh nga tani që të prezantohet. Megjithatë, informacionet që vijnë nga Koreja referojnë që flagship-i i ri do të prezantohet zyrtarisht në Janar dhe do të qarkullojë në muajin Shkurt.

Samsung Galaxy S7 prezantim në Janar?

Domethënë ka shumë mundësi që të shikojmë Samsung Galaxy S7CES 2016 që do të bëhet në Janar ose mundet që Samsung të bëjë një event të veçantë të vetin. Samsung Galaxy S6 dhe Samsung Galaxy S6 Edge u prezantuan në MWC në Barcelonë dhe dolën në qarkullim në Mars. Panairi zakonisht bëhet nga fundi Shkurtit dhe fillimi Marsit. Nëse informacionet janë të sakta, atëherë Samsung shkon dy muaj para nga rrethi 12 mujor i flagship-it.
Kjo nuk është hera e parë që Samsung ndryshon diagramin kohorë, të njëjtën gjë bëri edhe me Samsung Galaxy Note 5 që e prezantoi në Gusht në vend se në Shtator. Këtë e bëri për të t’ia kaluar të riut iPhone 6S.
Sipas atyre që kemi dëgjuar deri tani, Samsung Galaxy S7 mund të ketë procesor Snapdragon 820 ose dhe Exynos 8890, do vijë me dy versione një i sheshtë dhe një i rrumbullakosur. Që të dy modelet do të kenë UFS 2.0 flash storage, ku si e kemi thënë që ka gjasa që të shikojmë kthimin e kartës microSD për rritjen e memories së brendshme, ndërsa për kamerën nuk ka akoma ndonjë informacion të ri.
Nuk duam që këtu në Tech-Al të hamendësojmë por le të presim informacione të sigurta për hapat që do bëjë koreani Samsung. /Tech-Al.Info/

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Siguria ne Internet telefonat smartphone keshilla 2019

Siguria ne Internet telefonat smartphone keshilla 2019

Këshilla për të siguruar telefonat spmartphone nga programe dashakeqe pa përdorur ndonjë antivirus. Antivirusi është …

One comment

  1. Nje shprehje popullore thote: aty ku ka ze nuk dele pa gje. Me kaq shume fjale qe po qarkullojne nuk besoj se Samsung do duroje edhe gjashte muaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.