Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Samsung Galaxy Tab 7.0 Plus bën upgrade versionin Jelly Bean 4.1.2

Samsung Galaxy Tab 7.0 Plus bën upgrade versionin Jelly Bean 4.1.2Lajme të mira vijnë për ata që mbajnë në duart e tyre tabletat Samsung Galaxy Tab 7.0 Plus. Ashtu siç e dimë,  fillimisht modeli Samsung Galaxy Tab 7.0 Plus filloi me OS (sistemin operativ) Android 3.2 dhe në vazhdim u bë upgrade (ngritje versioni)  në 4.0.4. Por akoma edhe një herë përdoruesit e tij kanë mundësin për të kaluar në versionin e ri Jelly Bean 4.1.2.

Samsung Galaxy Tab 7.0 Plus bën upgrade versionin Jelly Bean 4.1.2

Fillimit privilegji për të provuar versionin e ri Jelly Bean 4.1.2 e pati vendi i Austrisë. Por burimet nga kompania thonë se kjo do të shtrihet dhe më gjerë duke përfshirë të gjitha vendet e botës. Nuk e dimë me saktësi se sa përdorues shqiptarë mund të përdorin Samsung Galaxy Tab 7.0 Plus, por nëse ndonjëri kalon në versionin e ri mund të komentoj për përshtypjet e tij për këtë version.

Exit mobile version