Samsung Turtle Glass zëvëndëson Gorilla Glass?
Sipas indikacioneve të fundit Samsung shfaqet të ketë bërë kërkesë për regjistrim të të riut Turtle Glass branding. Kuptohet që nuk mund të themi akoma me siguri se për çfarë bëhet fjalë, por mund të jetë një zëvendësues i Gorilla Glass meqense dhe “turtle” i referohet skeletit të breshkës i cili është i fortë dhe i durueshëm.
Nuk e dimë se në cilën shkallë gjendet Samsung me zhvillimin e saj, por mund të themi se ndoshta do ta shikojmë në Samsung Galaxy S7 që do vijë për një gjashtëmujorësh përafërsisht. Akoma edhe nëse përdorë Turtle Glass nuk do të thotë se medoemos do të ndërpresë bashkëpunimin me Corning, këtu vlen të përmendim se kur fillojë të përdorë procesor Exynos e sajë, nuk ndalojë të vendoste dhe procesor të Qualcomm në smartfona dhe tableta. /Tech-Al.Info/
Burimi