Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Selfie-t më vdekjeprurëse sesa peshkaqenët!

php0stzi6Selfie-t më vdekjeprurëse sesa peshkaqenët! Mund t’iu dëgjohet qesharake, por nga sa duket është një realitet i hidhur pasi mania e fotove selfie u bën shkak për vdekjen e 12 personave vetëm brenda vitit 2015. Po, fotot selfie referohet se vranë 12 njerëz (ose të paktën u bënë shkak), një numër më i madh nga vdekja e sulmeve nga peshkaqeni.

Selfie-t më vdekjeprurëse sesa peshkaqenët!

Ne mund të na tremb më shumë ideja që të ndodhemi përballë një peshkaqeni, por më vdekjeprurës ka rezultuar selfie-t me selfie stick (me shkop) ose pa të. Brenda vitit nga peshkaqenët u vranë 8 persona. Kurse ai i selfie është edhe 4 persona më shumë. Shumica e vdekjeve u shkaktuan nga rëniet të cilat ndodhën në përpjekje të personave për të nxjerr selfien e “përsosur”, kurse arsyeja e dyta më e shpeshtë e vdekjeve është përplasja me ndonjë mjet.

Guida Ruse per Selfie

Fenomeni i selfieve ka vënë në merak organet më të larta në shtete të ndryshme, të cilat paralajmërojnë qytetarët e tyre dhe duke i dhënë udhëzimet e duhura për… fotografi selfie të sigurta. Si për shembull Rusia ka publikuar një katalog me shenja që paralajmërojnë fotografët ambicioz që të mos nxjerrin veten e tyre. Tani afër një 66vjeçar Japonez vdiq pasi u rrëzua gjatë përpjekjeve të tij për t’u vet-fotografuar në Taj Mahal, në një rast tjetër para disa muajsh një burrë vdiq duke dalë foto me një pistolet. Arma u shkrep ndërsa 21 vjeçari e kishte vënë në kokën e tij.
Gjithnjë e më tepër vende turistike dhe organizata paralajmërojnë vizitorët e tyre që të jenë më të kujdesshëm në vende të veçanta kur duan që të nxjerrin një foto selfie, ndërsa në shumë vende janë ndaluar përdorimi i shkopinjëve të selfieve (selfie sticks). /Tech-Al.Info/

Exit mobile version