Si të bllokojmë trafikun e rremë në një faqe

SI të bllokojmë trafikun e rremë në një faqe

Trafiku i rremë ose si njihet ndryshe fake trafik, është i dëmshëm jo vetëm se ngarkon serverin ose hostin, por edhe për SEO. Prandaj në këtë artikull do ju shpjegoj se si të ndaloni trafikun e rremë në një faqe duke përdorur skedarin .htaccess.

Si të bllokojmë trafikun e rremë në një faqe

Si mund ta dini skedari .htaccess është një skedar shumë i fuqishëm i cili nëse nuk konfigurohet në mënyrën e duhur mund të shkaktoi shumë dëme një faqe, host apo server. Dhe këtu e kemi fjalën që duhet të bërë kujdes jo vetëm në komanda por edhe në simbole si pikë, presje etj.

Si fillim hapi i parë që duhet të bëni është të gjeni se nga cila faqe vjen ky trafik e rremë. Këtë mund ta bëni duke përdorur google analitik, analitikun e hostit, server apo edhe të tjerë analitikë. Pasi keni gjetur se nga vjen trafiku atë domain ose IP vendoseni në listën e zezë duke përdorur skedarin .htaccess.

## SITE REFERRER BANNING
RewriteCond %{HTTP_REFERER} domain.com [NC,OR]
RewriteRule .* - [F]

Domain.com mund ta zëvendësoni më emrin e domain që doni të bllokoni trafikun e rremë. Por si e referova edhe më lartë me skedarin .htaccess duhet të bëni shumë kujdes. Pra, duhet ta përdorni vetëm atëherë kur është vërtetë e nevojshme përdorimi i tij. Gjithashtu dua të them se është mirë të bllokoni vetëm domain dhe jo IP sepse shumica e atyre që dërgojnë trafik të rremë mund të përdorin shërbimi si cloudflare. Kjo gjë mund të bllokojë edhe trafikun nga faqe të tjera. Nuk do të donim në asnjë mënyrë që të bllokojmë vizitorët realë që vijnë në faqen tonë.

Dhe një sugjerim i fundit është që të kontrolloni trafikun të paktën një herë në javë për të parë nëse trafiku është real apo i rremë. Për pyetje dhe problem të tjera mund të komentoni më poshtë. Kjo ishte një metodë se si të bllokojmë trafikun e rremë në një faqe. /Tech AL

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Add url to google

Si te shtoni faqen tuaj ne Google

Si te shtoni faqen tuaj ne Google Pasi keni blerë tashmë një domain dhe e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.