Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Si te caktivizoje pagesat automatike te PayPal (zgjidhja)

Paypal shqipSi te caktivizoje pagesat automatike te PayPal (zgjidhja) Shumica e shitblerjeve në internet përdorin pagesat nëpërmjet PayPal. PayPal ofron disa metoda si për shitësin por edhe për blerësin. Dhe një nga këto metoda është edhe pagesat që bëhen në mënyrë automatike, pra nuk është fare e nevojshme që ju të logoheni në llogari, në mënyrë automatike ju mund të bënë këto pagesa për disa lloj shërbimesh që keni pranuar më parë t’i bërë.

Si te caktivizoje pagesat automatike te PayPal (zgjidhja)

Ajo që ka më shumë rëndësi është që disa kompani, faqe apo shërbime nuk mund të paguhen pa aktivizuar pagesat automatike kështu i detyrojnë klientët që të paguajnë automatikisht. Faktikisht kjo ka anët pozitive por ka edhe anët negative. Si e thamë më sipër anët pozitive janë se nuk është e rëndësishme që ju të mbani mend datën e mbarimit të një shërbimi dhe kështu humbisni por PayPal kujdeset për ju duke i kryer ato në mënyrë automatike.

Por çfarë ndodh nëse ju nuk dëshironi më që të qëndroni i abonuar? Mos u merakosni pasi për xhepin tuaj jeni ju vetë zotë. Pra çdo lloj abonimi mund ta ndërprisni kur të doni dhe në këtë artikull do t’i tregojmë me imazhe se si të mund të anuloni ose çaktivizoni një pagesë automatike në PayPal.
Si fillim logoheni në llogarinë e PayPal-it tuaj.
Pasi jeni loguar shtypni Profile


Pastaj shtypni My Money dhe ne vazhdim tek: My preapproved payments
Manage the automatic payments, subscriptions, and installment plan payments I send to merchants. Shtypni Upadte.

Në vazhdim si tregohet edhe tek imazhi i më poshtëm zgjidhni shërbimin që dëshironi të çaktivizoni, çaktivizimet bëhen një e nga një, dhe klikoni.

Dhe si tregohet më poshtë klikoni Cancel për të çaktivizuar pagesat automatike.

Në vazhdim do t’u hapen një dritare tjetër dhe tek ajo shtypni Ok për të përfunduar çaktivizimin automatik të pagesës.

Kaq ishte, tani të rrini të qetë pasi nuk do të bëhet asnjë pagesë automatike. Por nëse dëshironi për ta aktivizuar nuk është ndonjë gjë e vështirë mjafton që të bëni përsëri një pagesë të atij shërbimi, mos mos harroni ta çaktivizoni përsëri pasi metoda e pagesave automatike nuk është një ide e mirë. Nëse keni probleme ose paqartësi ju lutem komentoni më poshtë. /Tech Al

Exit mobile version