Si të gjej numrin e telefonit? Ju ka rastisur që të mos mbani mend numrin e telefonit? Mos u shqetësoni kjo gjë u ndodh edhe atyre personave që kanë memorie shumë të fortë. Shumë herë na rastis që kur na ka kërkohet numri jonë i telefoni të mos e mbajmë mend dhe kjo ndodh sidomos në ato raste kur jemi të rinj në atë kompani telefonike. Prandaj në këtë artikull këtu në Tech Al do ju tregojmë se si të gjeni numrin e telefonit Vodafone, Telekom (AMC), Eagle dhe Plus edhe kur nuk keni kredit në kartën tuaj.
Si të gjej numrin e telefonit?
Si të gjej numrin e telefonit Vodafone?
Nga të gjitha kompanitë telefonike shqiptare Vodafone ka procedurën më të lehtë për të gjetur numrin e telefonit. Pra, për të gjetur numrin e Vodafone mjafton që nga aparati juaj celular të krijoni #123# dhe të shtypni butonin që kryeni thirrjen dhe do të shikoni që pas disa sekondash do ju shfaqet nje mesazh ku shkruan: “Mireseerdhet +3556” dhe numri juaj i telefonit.
Si të gjej numrin e telefonit Eagle?
Kurse numrin Eagle mund ta gjeni duke krijuar #888# dhe pastaj të shtypni butonin thirrjes, pra butonin që bëni telefonatën dhe pas disa sekondash do ju shfaqet një mesazh ku shkruhet numri juaj I telefonit.
Si të gjej numrin e telefonit Plus?
Kurse kompania Plus ka një procedurë tjetër për të gjetur numrin e telefonit. Nga aparati juaj duhet të krijoni #100# dhe pastaj thirrje (butonin e kryerjes së telefonatës). Në mesazhin që do ju shfaqet do shtypni 2 dhe buton OK, tani në mesazhin që do ju shfaqet do keni të shkruar numrin tuaj te telefonit Plus.
Si të gjej numrin e telefonit Telekom?
Kurse Telekom, ose si quhej më parë AMC, ka një procedurë si kompania Eagle por duhet të krijoni #111# dhe të shtypni butonin e thirrjes, pra të kryerjes së telefonatës. Pasi të prisni pak do ju shfaqet një mesazh ku shkruan: “Numri juaj eshte +3556” dhe numri juaj I telefonit.
Pra ky ishte një shpjegim se si të gjeni numrin e telefonit Vodafone, Telekom (AMC), Eagle dhe Plus. /Tech Al