Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Si të heqim index.php ne platformën e SMF

Si të heqim index.php ne platformën e SMF

Platforma SMF është një alternativë e mirë për ata që duan të përdorin një forum për testim ose edhe për qejf. Jo se SMF nuk është i mirë, por nuk sugjerohet për ndonjë projekt te madh ose serioz. Gjithsesi kjo është temë tjetër. Le të ngelemi tek tema dhe të shpjegojmë si të heqim index.php ne platformën e SMF.

Si të heqim index.php ne platformën e SMF

Nëse e keni vënë re SMF përdorë në fund të linkut të forumit tuaj ka edhe prapashtesën index.php. Kjo nuk ndikon në funksionimin e forumit. Nuk ndikon as per SEO, por nuk është e bukur në pamje. Për të hequr index.php shtoni kodin e mëposhtëm në .htaccess të forumit tuaj.

Options -Indexes
Options +FollowSymlinks
RewriteEngine on
RewriteCond %{THE_REQUEST} ^[A-Z]{3,9}\ /([^/]+/)*index\.php\ HTTP/
RewriteRule ^(([^/]+/)*)index\.php$ https://forum.domain.com/$1 [R=301,L]
# replace URL in the rewrite rule with your fully qualified domain url

Vetëm në kodin e mësipërm ndryshoni linkun forum.domain.com me linkun e domainit tuaj. Me shtimin e këtij kodi do të shikoni se index.php nuk do të jetë më. Ky ishte një mësim i thjeshtë për të hequr index.php në platformën e SMF

Exit mobile version