Si te instalojm JailBreake ne iOS 8.4
Si fillim duhet të kemi shkarkuar dhe instaluar iTunes ne pc-n tonë. Ky program është shumë i rëndësishëm pasi përmban driverat që nevojiten për lidhjen e iPhone, iPad ose iPod me kompjuterin. Këtu pra pasi të jeni siguruar që të keni verisonin e fundit të iTunes shkarkoni TaiGJBreak në English version dhe ruheni të në PC. Programin mun ta shkarkoni duke klikuar ketu.
Pasi keni shkarkuar TaiGJBreak në English klikoni me të djathtë të mausit dhe në vazhdim klikoni me të majtë të mausit në Run as Administrator ose nëse e keni ne shqip Ekzekuto si Administrator. Presim disa sekonda derisa programi të hapet dhe pastaj lidhim iPhone ose iPad me pc-n.
Pasi jemi siguruar që fishi që lidh aparatin me pc-n është në gjendje të mirë pune do të shikojmë që programi e ka verifikuar me sukses aparatin tonë. Në vazhdim klikojmë Start. Do të vëreni që aparati jua do te fiket dhe ndizet disa herë por u merakosni pasi është diçka që e bëhet automatikisht dhe mos i bëni asgjë.
Gjatë kohës që programi është në ekzekutim mund të bëni diçka tjetër, ose të prisni dhe të relaksoheni. Proçedura mund të zgjasë disa minuta prandaj do ju duhet pak durim. Por bëni kujdes që interneti të mos shkëputet gjatë kohës që programi kryen funksionin.
Kur programi të mbaroj proçedurën do të merrni një mesazh konfirmimi JailBreak succeded! që do të thotë që gjithçka ka shkuar mirë dhe tani në iPhone ose iPad ju keni të instaluar JailBreak. Në vazhdim mbyllni programin (Close) dhe shkëpusin aparatin nga pc-ia. Pasi iPhone ose iPad të ndizet do të vëreni që në menu është shtuar edhe Cydia, pra tani ne aparat keni të instaluar JailBreak. Klikoni Cydia dhe prisni edhe disa minuta që programi të përfundoi instalimin e plotë. Tani për më shumë hollësisht shikoni edhe videon e më poshtme.
Në keni ndonjë pyetje mund të na komentoni më poshtë. /tech-al.info
Kujdes: Ky tutorial është testuar disa herë në aparate të ndryshëm dhe nuk ka dhënë asnjë gabim ose problem. Gjithashtu Tech Al nuk ka asnjë akses në program ose në aplikacion dhe rrjedhimisht nuk mund të jemi aspak përgjegjës nëse ndonjë gjë nuk shkon si duhet. Prandaj ajo duhet të jeni të vetëdijshëm për situatat që mund të krijohen. Para se të bëni çdo lloj veprimi ju sygjerojm që të krijoni një backup iPhone ose iPad.