Si të instalojmë gjuhën shqip në Windows 11

Si të instalojmë gjuhën shqip në Windows 11

Në këtë artikull këtu në Tech Al do ju shpjegojmë hap pas hapi se si të instalojmë gjuhën shqip në Windows 11. Artikulli përveç shpjegimit të cilin do mundohemi ta bëjmë sa me të qartë dhe të kuptueshëm për çdo kategori, do e shoqërojmë edhe me video.

Si të instalojmë gjuhën shqip në Windows 11

Ndonëse Microsoft nuk e ofron akoma sistemin operativ Windows në gjuhën shqipe, jep mundësinë që ta instalojmë atë në një mënyrë tjetër. Hapat për të instaluar gjuhën shqipe kanë ndryshuar me kalimin e kohë. Por me Windows 10 dhe Windows 11 gjuha shqipe mund të instalohet duke përdorur të njëjtat hapa.

Windows 11 në gjuhën shqipe

  • Si fillim klikoni Start dhe pastaj Settings.
  • Tek dritarja që do hapet në të majtë klikoni Time & language
  • Në të djathtë do shfaqen disa opsione të tjera, klikoni mbi Language & region
  • Në dritaren që do hapet klikoni Add a language.
  • Në këtë dritare klikoni aty ku shkruan shqip (Albania). Do vëreni që do ndryshoi ngjyra, kështu do kuptoni se e keni klikuar. Pastaj klikoni Next. Në hapin tjetër klikoni edhe opsionin Set as my Windows display language. Tani klikoni mbi Install.

Presim disa minuta derisa të shkarkohet dhe të instalohet paketa e gjuhës shqipe në Windows 11. Pasi ka mbaruar shkarkimi dhe instalimi do ju kërkohet të bëni një dalje ( Sing out) që të ketë efekt instalimi. Pasi keni klikuar Sing out, duhet të klikoni Sing in. Ky ishte edhe hapi i fundit. Tashme do keni të instaluar paketën e gjuhës shqipe në Windows 11.

Nëse doni të instaloni Windows 11 në kompjuterë të cilët nuk mbështeten nga Microsot mund të lexoni artikull: Si te instalojme Windows 11.

Tashmë për një shpjegim edhe më të hollësishëm se si mund të instalojmë gjuhën shqip në Windows 11 mund të shikoni edhe videon e mëposhtme.

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Problem me shtimin e kartës në PayPal

Problem me shtimin e kartës në PayPal, ja zgjidhja!

Keni hapur një llogari në PayPal dhe po keni problem me shtimin e kartës në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.