Si të instalojmë Signal në kompjuter ose laptop shpjegim hap pas hapi

Si të instalojmë Signal në kompjuter ose laptop shpjegim

Në këtë artikull këtu në do t’ju shpjegojmë se të instalojmë Signal në kompjuter ose laptop, shpjegim hap pas hapi. Me fillimin e viti 2021 Signal u bë shumë i njohur në mbarë botën. Për këtë ndikuan ndryshimi i politikës së privatësisë së WhatsApp por edhe një postim i Elon Musk në Twitter.

Si të instalojmë Signal në kompjuter ose laptop shpjegim hap pas hapi

Signal është një shërbim i cili dërgon dhe merre mesazhesh të shifruara. Ky aplikacion u krijua nga Signal Foundation dhe Signal Messenger LLC në vitin 2014. Si fillim Signal u krijua për shkëmbimin e mesazheve tekst, zë, imazhe dhe video për aparatet telefonike iPhone dhe Android. Më 2015 lëshuan Signal si një Chrome app dhe një muaj më vonë krijuan program për kompjuterë me sistem operativ Windows dhe Mac. Në Tetor të 2017 u krijua edhe për sistemin operativ  Linux. Kjo është me pakë fjalë fillimi i Signal.

Përse duhet të përdorë Signal?

Me të drejtë dikush mund të pyes se përse duhet të përdorë Signal kur ka kaq e kaq aplikacione të tjera? Ka disa arsye. Si fillim le të theksojmë se Signal përdorë teknologjinë End-to-end encryption (shifrim nga fundi në fund), që do të thotë se kur një mesazh dërgohet nga një aparat në tjetrin nuk mund të lexohet nga dikush i tretë. Kjo do të thotë se mesazhet tuaja janë të sigurta dhe nuk mund t’ju përgjojë askush. Një arsye tjetër është se politika e Signal është që nuk ruan të dhëna të përdoruesve. Edhe opsioni i verifikimit të numrit të telefonit përdorë një sistem i cili nuk ruan të dhëna në asnjë server. Dhe arsyeja e tretë është që nuk përmban reklama, të paktën jo për momentin.

Këto pra ishin disa nga arsyet se përse duhet të heqim dorë nga WhatsApp dhe të përdorim Signal. Në videon e mëposhtme keni të shpjeguar hap pas hapi se si të instalojmë Signal në kompjuter ose laptop. Këtu duam të theksojmë se fillimisht duhet ta keni shkarkuar dhe aktivizuar në aparatin tuaj celular. /Tech Al.

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

PDF-XChange Editor shkarko falas

Redaktues PDF falas

Program redaktues PDF falas. Në kohën që jetojmë letrat dhe dokumente të tjera po zëvendësohen …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.