Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Si të instalojmë Windows 11 në kompjuter të vjetër

Si të instalojmë Windows 11 në kompjuter të vjetër

Si të instalojmë Windows 11 në kompjuter të vjetër. Tashmë Windows 11 është i disponueshëm për të gjithë. Por si mund të jeni informuar tashmë, Microsoft ka vendosur që Windows 11 të instalohet vetëm në sisteme që mbështetin TPM 2.0. Dhe jo vetëm. Microsoft nxori jashtë loje edhe të procesorët që janë më shumë se 5 vjet të vjetër. Prandaj në këtë artikull do ju tregojmë hap pas hapi se si të instalojmë Windows 11 në kompjuter të vjetër.

 Si të instalojmë Windows 11 në kompjuter të vjetër

Si e përmendëm edhe më lartë, Microsoft me versionin e ri të Windows 11 nxori komplet kompjuterët dhe laptopet e vjetër pavarësisht se çfarë parametrash mund të kenë. Sipas Microsoft minimumi i parametrave që duhet të ketë një kompjuteri që të instalohet Windows 11 është procesor 1GHz me 2 bërthama ose më shumë dhe RAM 4GB ose më shumë. Gjithashtu duhet që procesori të mbështes teknologjinë 64bit dhe Moduli i Platformës së Besuar (TPM) 2.0

Ne e dimë që Microsoft është “shefi i madh” dhe ai i vendos rregullat, por kjo që bënë është një padrejtësi. Dhe këtë nuk e themi vetëm se Microsoft ndryshoi rregullat duke i ngjasuar më shumë konkurrentëve të tij, si Apple apo Google. Këtyre të fundit mund t’iu japim edhe të drejtë pasi këta janë prodhues aparatesh dhe jo vetëm programesh (software). Por kjo është një temë tjetër dhe nuk na merr parasysh asnjëri, çfarëdo që të themi. Prandaj, le të ngelemi tek shpjegimi se si të instalojmë Windows 11 në kompjuter të vjetër.

Si të instalojmë Windows 11 hap pas hapi

Hapi i parë që duhet të bëni është të shkarkoni Windows 11. Këtë mund ta bëni duke e shkarkuar nga faqja zyrtare e Microsoft në lidhjen e mëposhtme.

https://www.microsoft.com/en-us/software-download/windows11

Pasi ta keni shkarkuar në gjuhën që dëshironi, klikoni skedarin .iso dy herë me të majtën e miut për tu hapur. Skedarët .iso janë të kyçur dhe nuk mund të ndërhyhet, prandaj duhet të krijoni një dosje të re duke klikuar ( në tryezë, apo në ndonjë dosje tjetër) me të djathtë të miut duke klikuar më vone tek New dhe pastaj Folder.

Mund ta emëroni ose jo është në dorën tuaj, përzgjidhni të gjithë skedarët dhe dosjet nga skedari .iso dhe kopjojini në dosjen e sapokrijuar.

Hapi tjetër që duhet të bëni është të fshini skedarin me emër appraiserres.dll i cili gjendet në dosjen sources. Këtë mund ta bëni duke klikuar njëherë me të majtë të miut në skedar dhe duke shtypur Delete në tastierë.

Kjo ishte, tani kthehuni pas dhe ekzekutoni skedarin setup duke klikuar dy herë me të majtë të miut.

Tashmë mund të instaloni Windows 11 pa problem në kompjuterin tuaj. Tani për një sqarim më të hollësishëm mund të shikoni videon e mëposhtme. /Tech Al

Exit mobile version