Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Si te krijoni nje faqe per nje shumllojshmeri aparatesh

Si te krijoni nje faqe per nje shumllojshmeri aparateshGjithnjë e më tepër njerëzit kanë filluar të përdorin celularët, pra është kohë që të fillojmë avash avash  t’i drejtohemi pyetjes së arsyeshme se si të kënaqim vizitorët. Përgjigja është e thjeshtë dhe ka mundësi që të keni dëgjuar për responsive design. Sigurishtqë mund të lindin disa pyetje krijuesve të biznesit si: a duhet të më shqetësoj responsive design? A është i kushtueshëm në lidhje faqet klasike? Do marrë më shumë kohë për tu krijuar? Le t’i analizojmë këto pyetje një nga një.

A duhet të më shqetësoj responsive design?

Besoj se responsive design duhet t’ju interesoj më shumë krijuesve të bizneseve të vogla, si farmacive, picari, fast foods, etj, pasi gjithnjë e më shumë kërkojnë nga aparatet e tyre si janë dhe celularët.  Kështu nëse kemi responsive design mund të lehtësojmë shumë përdoruesve gjatë lundrimit në sitin tonë.

A është i kushtueshëm responsive design në lidhje faqet klasike? Do marrë më shumë kohë për tu krijuar me responsive design?

Pra është logjike, se responsive design është pak më i shtrenjtë në krahasim faqe tradicionale, pasi kërkohet dhe pak më shumë kohë për tu krijuar një faqe. Kjo do të thotë gjithashtu se janë disa rregulla të veçanta që duhet të ndiqen, pra dizajni i sitit është shumë më i thjeshtë dhe ndoshta më «katror» në lidhje me faqet e zakonshme.

Pra a ja vlen? Vendimi ju përket juve.

Exit mobile version