Si te lidh e-mail tim me hotmail?

Microsoft Outlook
Microsoft Outlook

Në këtë artikull do të shpjegomë se si mund të lidhini e-mailin-in të krijuar me  domain tuaj me serverin e msn-s (hotmail), pra në vend që të futeni për të kontrolluar e-mail-et e ardhur nga hosti jua, gjë kjo që ju ha pak kohë, mund të futeni direkt në http:hotmail.com. Por përse tjetër ju nevojitet kjo? Për faktin se e-mail-et e ardhura në serverin e msn-s janë më të kontrolluar si për spam edhe për viruse.  Ky artikull është një tutorial i shoqëruar edhe me imazhe për një sqarim sa më të mirë.

Si te lidh e-mail tim me hotmail?

Në fillim logohuni në cPanelin e hostit tuaj që në shumicën e rasteve është faqajuaj.com:2095 ose cpanel.faqajuaj.com. Pasi jeni  shkoni ne faqen e hotmail.com ose kliko https://domains.live.com/Signup/SignupDomain.aspx . Pasi keni vendosur adresën e faqes suaj, që në imazhin e më poshtëm është tech-al.info, kiloni butonin Contuine. Tek hapi tjetër do të përzgjidhni Create a new Microsoft account in your domain , ex: person@faqajuaj.com, nëse nuk dëshironi që të hapni një e-mail në hotmail ose të përdorni një e-mail ekzistues aty. Për të vazhduar shtypim Contuine. Tek hapi tjetër plotësojmë të dhënat që kërkohen dhe shtypni I accept.  E-mail qe ju kërkohet duhet të jetë i sakët pasi aty do t’u dërgohet një e-mail verifikimi. Tani hapni e-mail që ju është dërguar për verifikim.

Pasi keni bërë këto hapa vazhdojmë edhe për 2 hapa të tjerë të fundit. Klikoni https://domains.live.com/Manage/ManageDomains.aspx? pasi të keni dhënë pranimin edhe aty do të mund të menaxhoni e-mailat e faqes suaj. Me një akaunt keni mundësi të shtoni  shumë adresa domain kurse për një faqe mund të hapni deri më 50 account .


Tek faqja që do t’u hapet klikoni mbi adresen e domain-t tuaj dhe do të hapet një faqe si në imazhin e më poshtëm. Aty do të kopjoni komplet atë rreshtin që është me numra dhe shkronja të zezë të theksuar që është rrethuar me të kuqë në imazh. Tani hapi fundit shkoni tek hosti juaj dhe atë kodin do ta vendosni MX Entry si në imazh. Tek faqja që do të hapet zgjidhni domain që dëshironi të lidhni me hotmail  e-mail pasi te keni shtuar MX server që ju dha live.com fshini atë ekzistues të hostit. Kaq ishte tani kaloni përsëri tek live.com shtypni butoni refresh  do t’ju hapet faqja për të hapur e-mail account. Hapni çfarë e-mail dëshironi me adresen tuaj. Dhe tani mund t’i kontrolloni e-mail-et nga çdo aparat që ka aplikacionit uotlook. Nëse ka akoma diçka që nuk e kuptoni ndihuni të lirë të komentoni për më shumë shpjegime. /Tech-al.info

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Si të instalojmë Windows 11 në kompjuter të vjetër

Si të instalojmë Windows 11 në kompjuter të vjetër

Si të instalojmë Windows 11 në kompjuter të vjetër. Tashmë Windows 11 është i disponueshëm …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.