Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Si të mbrojmë faqen nga kopjimi

Si të mbrojmë faqen nga kopjimi

Kopjimi i artikujve në këtë kohë është një problem i madh. Mjerisht tani nuk respektohet e drejta e autorit. Dhe ajo që është akoma më shumë për të ardhur keq, është edhe fakti që shumica dërrmuese e personave, apo edhe kompanive që vjedhin artikuj të gatshëm, nuk referojnë as burimin e materialit, jo më pastaj të vendosin një lidhje url të klikueshme. Në këtë artikull do ju tregojmë se si mund të mbrojmë faqen nga kopjimi.

Si të mbrojmë faqen nga kopjimi

Fillimisht duam të referojmë se mbrojtje 100% nuk ka, pasi nëse një informacion publikohet në internet, asnjëherë nuk mund të kemi më kontroll mbi atë. Por në këtë artikull mësimorë do ju tregojmë se si të aktivizojmë disa opsione që të paktën ata që duan të na vjedhin artikuj të mundohen pak. Zakonisht ata që vjedhin një artikull përzgjedhin komplet tekstin e kopjojnë dhe e vendosin në faqen e tyre, qoftë kjo një ueb faqe, qoftë një fanë page në facebook.

Më poshtë do ju tregojmë tre scripte që do mund të ju ndihmojnë për të mbrojtur faqen tuaj nga kopjimi. Scripti i parë çaktivizon klikimin e mausit. Pra personi nuk mund të klikoj mbi tekst për ta përzgjedhur.

<script src="jquery.min.js"></script>
<script type="text/javascript">
$(document).ready(function () {
    //Disable full page
    $("body").on("contextmenu",function(e){
        return false;
    });
    
    //Disable part of page
    $("#id").on("contextmenu",function(e){
        return false;
    });
});
</script>

Scripti i dytë çaktivizon opsionin për të bërë Copy/Paste (kopjim/ngjitë)

<script type="text/javascript">
$(document).ready(function () {
    //Disable full page
    $('body').bind('cut copy paste', function (e) {
        e.preventDefault();
    });
    
    //Disable part of page
    $('#id').bind('cut copy paste', function (e) {
        e.preventDefault();
    });
});
</script>

Kurse scripti i tretë çaktivizon klikimin e djathtë të mausit, cut, copy & paste ( prerje, kopjo dhe ngjitë ).

<script type="text/javascript">
$(document).ready(function () {
    //Disable cut copy paste
    $('body').bind('cut copy paste', function (e) {
        e.preventDefault();
    });
   
    //Disable mouse right click
    $("body").on("contextmenu",function(e){
        return false;
    });
});
</script>

Ju në bazë të nevojave tuaja apo të dëshirës mund të vendosni cilin script të doni. Scriptin duhet ta vendosni në header të faqes suaj para komandës </header>. Gjithashtu duhet të dini që këto nuk kanë asnjë ndikim për motorët e kërkimeve. Kështu që mos u shqetësoni për ndikimin në SEO pasi nuk rrezikoni.

Exit mobile version