Si te shtoni faqen tuaj ne Google

Add url to google
Add url to google

Si te shtoni faqen tuaj ne Google Pasi keni blerë tashmë një domain dhe e keni hapur si faqe një hapë shumë të rëndësishëm që duhet të bëni është që ta regjistroni edhe në motorët e kërkimeve, search machine, dhe nga më të njohurat dhe më të përdorurat është gjigandi Google. Pra për të marrë trafik është shumë e rëndësishme që faqja juaj e internetit të jetë e regjistruar në motorët e kërkimeve. Por si të regjistroni faqen tuaj ne Google?

Si te shtoni faqen tuaj ne Google

Në vend që të prisni ditë, javë apo edhe muaj që faqja juaj e internetit e regjistrohet nga Google dhe tu shfaqet kërkuesve,  mënyra më e mirë është që ta bëni atë manualisht, pasi kështu do të mund të merrni më shpejtë vizitorë për faqen tuaj. Nuk është ndonjë punë shumë e madhe për të regjistruar faqen tuaj të internetit në motorët e Google. Kjo mund të bëhet edhe nëpërmjet http://google.com/webmaster por problemi është nëse ju nuk jeni të regjistruar në google webmaster dhe nuk doni të regjistroheni aty.


Atëherë Google ofron mundësin që edhe ata persona të mund të shtojnë (add url to google) faqen e tyre të internetit pa asnjë farë regjistrimi. Pra si fillim klikoni add url to Google dhe aty tek kutia që ka URL: vendosni linkun e faqes tuaj, kurse aty ku lexon Type the two words vendosni numrat ose shkronjat që janë në figurën lartë asaj. Kaq ishte, tani shtypni Submit Request dhe brenda shumë pakë kohe faqja juaj e internetit do të mund të shfaqet në motorin e kërkimit Google. Për më tepër se përse duhet të regjistroni faqen tuaj në motorët e kërkimeve shikoni artikullin Si të pozicionohem më mirë në motorët e kërkimeve  dhe në cilët motorë kërkimesh duhet të regjistroni faqen tuaj shikoni artikullin Mënyra më e mirë për regjistrimin e faqes në motorët e kërkimeve

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

manualisht kodin e Google Analytics

Si të shtojmë manualisht kodin e Google Analytics në header në SMF

Në keni në një forum sigurisht që ju intereson edhe të mësoni rreth vizitorëve që …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.