Skandal: Vodafone Albania bllokon blogspot.com
Kur dëgjojmë për shtete totalitare që bllokojnë shërbime të ndryshme online si facebook, twitter apo youtube na duket sikur keto fenomene janë shumë të largëta prej nesh dhe se jemi me fat që nuk jetojmë në ato shtete.
Bllokimi i sajteve te ndryshme pa arsye jashtëzakonisht serioze është akoma me keq se djegia e librave. Nëse jeni abonent i kompanisë VODAFONE ALBANIA dhe dëshironi të serfoni në blogje të ndryshme të platformës blogger ose siç njihet më mirë si blogspot.com mendojeni edhe një herë tjetër sepse vodafone e ka bllokuar këtë shërbim për të gjithë abonementët e saj.
blogspot.com është një nga gjigandët e internetit, në pronësi të GOOGLE, aktualisht e 21-ta në listën e faqeve më të mëdha në botë*, e cila lejon cilindo të këtë blogun e tij personal ku mund të shkruaj , mësojë apo informohet për çfarëdolloj gjëje që i intereson.
Ne të Tech Al kontaktuam me Vodafone por operatorja dhe operatori nuk njihte blogspot-in e jo më pastaj që është i bllokuar apo thjesht nuk ka akses nga shërbimi i Vodafone-it. Na u desh të insistonim fillimisht që kjo faqe është e bllokuar që më pas operatorja të mbledhë një farë informacioni të përciptë duke na thënë se nuk hapet faqja për shkak se është e bllokuar nga AKEP, gjë që nuk është e vërtetë sepse:
1. Nëse do ishte e bllokuar nga AKEP atëherë kjo faqe nuk do hapej asgjekundi në Shqipëri.
2.Nëse AKEP-i do e kishte bllokuar do ishte një skandal dhe incident ndërkombëtar do të kishte dalë në CNN apo BBC. Siç ka dalë për raste të ndryshme kur Kina,Turqia etj bllokojnë ndonjë sajt.
Ende nuk dihen arsyet për këtë problem, i cili është me të vertëtë shumë serioz sepse pengon qytetarët shqiptarë në marrjen e lirë të informacionit.
Blogger ka pasë qënë i bllokuar apo vazhdon të jetë i tillë në këto shtete: Indi, Kubë, Kinë, Fixhi, Iran, Kazakistan, Kirgistan, Mjanmar, Pakistan, Rusi, Siri, Turqi, Vietnam, Jemen**.
Shqipëria nuk është në këtë listë. Prandaj ne presim një përgjigje zyrtare nga Vodafone. Nëse është thjesht një gabim teknik, një lajthitje pranverore, apo një bllokim flagrant ne këtë nuk e dimë, ajo që na intereson është që të gjithë të kenë mundësinë të kenë akses të lirë te një nga sajtet më popullore në botë blogspot.com /tech-al.Info/
* (sipas alexa.com) http://www.alexa.com/topsites
** https://en.wikipedia.org/wiki/Blogger_(service)#Blockingminj