Sony Xperia M2 dhe Xperia M2 Aqua përditësohen me Android 5.1.1 Lollipop!
Dhe këtu ju kujtojmë se disa nga smartfonet Sony Xperia tashmë operojnë versionin Android 5.1.1 Lollipop, dhe për këtë arsye disa e prisnin një gjë të tillë, pra që edhe modeli Xperia M2 dhe Xperia M2 Aqua të merrnin versionin e Android 5.1.1 Lollipop. Sigurisht që ju tashmë keni lexuar për versionin e ri të Android, Android 6.0 Marshmallow, i cili është lansuar më 5 Tetor por kjo është një histori më vete.
Dhe këtu kujtojmë se Sony tejkalon versionin 5.0 të Android dhe përditëson në Android 5.1.1 Lollipop. Versioni i ri Android 5.1.1 Lollipop që do të përditësohet tek të dy modelet e aparateve do të rregulloi problemin me Stagefright që jepte akses të plotë hakerave tek aparatet e infektuara. Ata dërgonin një MMS dhe kur përdoruesi e hapte, hakerat kishin akses tek të dhënat personale që ishin ruajtur në aparatin e viktimës.
Si të bëjë upgrade versionin e ri Android në Xperia M2 ose Xperia M2 Aqua?
Që të bëni upgrade versionin e ri të Android 5.1.1 Lollipop është shumë e lehtë. Ju mund ta bëni në mënyrë manuale nëpërmjet përditësimeve nga aparati juaj, shkoni: Settings -> About Phone -> System Update -> Check For Updates.
E rëndësishme: para se të filloni procedurën e upgrade të sigurohemi që aparati juaj ka më shumë se 70% bateri, dhe mos e fikëni (turned off) aparatin tuaj gjatë procedurës së përditësimit. /Tech-Al.Info