Tani internet 3G edhe nga Plus

Tani internet 3G edhe nga PlusTani internet 3G edhe nga Plus Siç është bërë e njohur tani prej muajsh kompania e telefonisë celulare Plus ka fituar të drejtën e shpërndarjes të rrjetit 3G në Shqipëri. Faktikisht kompania e kishte fituar tenderin më 15 Shtator të vitit 2014 dhe pritej që punimet të fillonin nga 1 Nëntori i po atij viti. Por me sa duket çështja nuk ka qenë edhe aq e lehtë pasi tani pas gati 5 muaj punësh kompania Plus ofron rrjetin 3G për abonentët e saj.

Tani internet 3G edhe nga Plus

Pra janë dashur gati 5 muaj që Plus të ofroi mundësin e rrjetit 3G për abonentët e saj si për video thirrje ashtu edhe për ofrimin e internetit të shpejtësisë 3G. Tani është bërë zyrtare nga Plus Communication që nga data 9 Prill 2015 kryeqytetasit mund të provojnë dhe shijojnë si video thirrjet ashtu edhe navigimin në internet të shpejtësisë 3G. Si fillim kompania ofron internet 3G vetëm për zonën e Tiranës dhe me kalimin e kohës do të shtri valët e rrjetit 3G edhe në qytete të tjera të vendit.

Por por nga kompania nuk është bërë akoma e ditur se me çfarë shpejtësi do të ofroi internetin 3G dhe nëse teknologjia 3G do të ndikojë në paketat aktuale të kompanisë gjithashtu dhe në koston e MegaBits. Por shpresojmë që së shpejti të kemi një lajm zyrtar nga Plus nëse do të ketë ndryshime.

Ndonëse do mundohemi të japim informacione të sakta për shpejtësinë e internetit 3G që do të ofroi Plus, Por kërkojmë edhe ndihmën tuaj nëse është e mundur mund të bëni një testim nëse keni lidhje Plus për të na informuar se cila është shpejtësia e internetit 3G që Plus do të ofroi në Tiranë në zona të ndryshme. Dhe këtu përmendim se shpejtësia e internetit 3G mund të ndryshoi nga një zonë në tjetrën në varësi të ngarkesës, antenës dhe sinjalit të rrjetit.

 

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

2 comments

  1. Po Xhuljo Plus tashmë ka disa kohë që është licencuar për rrjetin 3G në Shqipëri, megjithëse konkurrentët e tij tashmë kanë marrë rrjetin 4G, por duket se po punohet me hapa shumë të ngadalta. Dhe sipas informacioneve që ka Tech Al nga Plus, kompania po mundohet që ta aktivizojë rrjetin 3G njëkohësisht në të gjithë vendin.

  2. 3G

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.