Tashme telefonat iPhone 5S dhe iPhone 5C edhe ne Shqiperi nga AMC
iPhone 5s i jep kuptim të ri përvojës më të mirë në botë me telefonat inteligjent, në sajë të veçorive të reja që shoqërohen me një dizenjo të hollë e të lehtë. Këtu mund të përmendim procesorin A7 64 bit, ideuar nga Apple, kamerën e re iSight 8 MP, me blic True Tone, si edhe identifikimin me prekje. iPhone 5c vjen me dizenjo të re, me shumë funksione të njohura e të pëlqyera tashme, si ekrani Retina 4 inç, punimi i shpejtë i procesorit A6, kamera iSight 8 MP dhe jeta e gjatë e baterisë. iPhone 5s dhe iPhone 5c kanë kamerën e re HD FaceTime.
iPhone 5s dhe iPhone 5c punojnë me sistemin operativ iOS7, sistemi më i përditësuar që nga dalja e iPhone të parë. Ata kanë ndërfaqe të re, me një paletë elegante ngjyrash dhe lëvizje të pandërprerë, që u jep më shumë gjallëri. Sistemi operativ iOS 7 ka qindra funksione të reja, përfshirë qendrën e kontrollit, qendrën e njoftimeve, kryerjen e disa proceseve njëherësh, AirDrop, fotografinë e përmirësuar, Safari, Siri dhe, për herë të parë, radion iTunes. Ky është një shërbim falas radio në internet, që mbështetet tek muzika që dëgjon përdoruesi në iTunes.
Drejtori Ekzekutiv i AMC, zoti Dimitris Blatsios, me rastin e paraqitjes zyrtare të iPhone 5s në Shqipëri nga ana e AMC theksoi se në momente të tilla kompania përforcon sërish pozitat e saj si pararendëse në teknologji. “Në biznes mund të ketë edhe kompromise, por inovacioni, si vlerë themelore e kompanisë tonë, është i pacenueshëm”, deklaroi zoti Blatsios. “Teknologjia dhe inovacioni e kanë çuar botën përpara, ndaj e konsiderojmë detyrim t’u sigurojmë abonentëve të AMC arritjet më të reja të telekomunikacionit. AMC i ka dhënë e do të vazhdojë t’i japë shoqërisë shërbimet dhe teknologjitë më të mira”, përfundoi Drejtori Ekzekutiv i AMC. Burimi: BalkanWeb