Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Te rejat dhe karakteristikat e Samsung Galaxy S9 dhe Galaxy S9 Plus

Te rejat dhe karakteristikat e Samsung Galaxy S9 dhe Galaxy S9 PlusTe rejat dhe karakteristikat e Samsung Galaxy S9 dhe Galaxy S9 Plus Momenti që shumica prej nesh priste me sa duket erdhi. Samsung njoftoi për flagshipin e tij, Samsung Galaxy S9 dhe Galaxy S9 Plus në MWC 2018, duke i dhënë shumë theksin tek potenciali i kamerës.

Te rejat dhe karakteristikat e Samsung Galaxy S9 dhe Galaxy S9 Plus

Megjithëse karakteristikat e të dy aparateve dhe imazhet kishin rrjedhur në internet nga shumë kohë, kureshtja ishte e madhe për të gjithë. Ashtu si ishte njoftuar më parë, të dy e sivjetshëm aparatet ndryshojnë jo vetëm në madhësi por edhe në karakteristika.

Duke u nisur nga gjërat e përbashkëta, modelet e reja Samsung Galaxy S9 dhe Galaxy S9 Plus kanë të njëjtin dizajn dhe kanë të montuar Exynos 9810 Octa ose Snapdragon 845 për SoC, duke formuar kështu aparatet e parë që njoftohen me çipin më të ri të Qualcomm. Gjithashtu, për herë të parë sensori i shenjave të gishtit zhvendoset poshtë kamerës dhe jo ngjitur me to, diçka që sigurisht do të gëzoi tifozët të serisë që e kërkuan këtë ndryshim. Përveç sensorit të shenjave të gishtit, përdoruesi mund të shkyçë aparatin e tij nëpërmjet Intelligent Scanning, e cila lidhet me njohjen e fytyrës.

Karakteristikat e Samsung Galaxy S9

Nga pamja e jashtme ngjajnë shumë me paraardhësit e tyre, kanë panel xhami në pjesën e parme dhe të pasme. Samsung Galaxy S9 vjen me një ekran Super Amoled 5,8 inç me analizë 1440 x 2960 pixel dhe ratio 18.5:9. Memoria RAM është 4GB dhe hapësira e ruajtjes fillon nga 64GB me mundësi shtimi nëpërmjet kartës së memories MicroSD deri në 400GB. Në kurrizin e tij ka një kamerë 12 PM dhe kamera e selfie-ve është 8 PM. Kurse bateria e tij është e kapacitetit 3.000mAh.

Karakteristikat e Samsung Galaxy S9 Plus

Kurse Samsung Galaxy S9 Plus vjen me një ekran Super Amoled 6.2 inç me analizë 1440 x 2960 pixel ratio 18.5:9. Memoria RAM është 6GB dhe hapësira e ruajtjes fillon nga 64GB, por gjithashtu ekziston mundësia e shtimit nëpërmjet kartës së memories MicroSD deri në 400GB. Në kurrizin e tij ka dopjo kamera me sensor 12MP. Kamera e parme për selfie është 8MP. Kurse bateria e tij është e kapacitetit 3.500mAh.

Exit mobile version