Te rejat e fundit: Microsoft, behuni gati per Windows 9

Te rejat e fundit: Microsoft, behuni gati per Windows 9
Microsoft Windows 9

Në prill të viti 2015 pritet versioni i ri i Windows, me të cilin Windows 8 e kalojnë epokën pasi vjen seria e Windows 9, vetëm 2 vjet e gjysmë nga dalje e parë e tij. Windows mori një drejtim tjetër pas daljes në qarkullim të Windows Vista, pasi u zëvendësua pothuajse menjëherë me Windows 7, referon infoworld.com:

Windows 8: Tetor 2012
Windows 8.1: Shtator 2013
Windows 9: Prill 2015
Windows XP: Tetor 2001
Windows Vista: Nëntor 2006
Windows 7: Qershor 2009

Te rejat e fundit: Microsoft, behuni gati per Windows 9

Dhe këtu është për të përmendur se mbështetja e Microsoft për Windows XP do ndalojmë më 8 Prill të 2014 dhe i Microsoft nxit për kalimin në Windows 8.1 ose dhe blerjen e një PC-je të ri. I njohur si “Threshold”, versioni i radhës i Windows pritet të prezantohet konferencën vjetore e dedikuar për programuesit e Microsoft, BUILD 2014 më 2-4 Prill.
Tek Windows 9, shkruan gazetari Britanik Paul Thurrott në winsupersite.com, menyja e “Start” (nisje) rikthehet, por këtë herë në mënyrë të plotë, dhe përdoruesi do të ketë mundësinë për të hapur aplikacionet që ka në “stil Metro” në klasiken tryezë ose si quhet ndryshe Windows Desktop.

Por ajo që duket si më e re, nga ato që sjell Thurrott nga brendësia e Microsoft-it, është informacionet se Windows 8 nuk arriti që t’i bënte përdoruesit që ta simpatizonin shumë dhe të blinin një kompjuter të ri për punët e tyre. IDC shkruante se për tremujorin e parë të 2013 Windows 8 ishte shumë i beftë për sa i përket blerjeve të Kompjuterëve të rinj. Pra, si referon gazetari, Microsoft duhet të bind 1 miliard përdorues për të kaluar në Windows-in e ri, në momentin që Windows 8 përdoret në më pak nga 25 milion kompjuter.

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Si të instalojmë Windows 11 në kompjuter të vjetër

Si të instalojmë Windows 11 në kompjuter të vjetër

Si të instalojmë Windows 11 në kompjuter të vjetër. Tashmë Windows 11 është i disponueshëm …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.