Të rejat nga HTC One A9 dhe foto!

htc-aero-570Të rejat nga HTC One A9 dhe foto! Të Martën e ardhshme do të jetë dita e prezantimeve pasi bashkë me Google që do prezantojë smartfonin e saj të ri Nexus, vjen edhe HTC me shumë të përfolurin HTC One A9. Fotot e smartfonit tashmë janë publikuar dhe na japin një shije të parë që të shikojmë sesi lëviz HTC përsa i përketë dizajnimit, ku në përgjithësi na kujton iPhone 6.

Të rejat nga HTC One A9 dhe foto!

htc-one-m9-colors-570Sot @evleaks ngarkoi në llogarinë e tij në Twitter renders të cila tregojnë ngjyrat e ndryshme që do të ketë HTC One A9 dhe vërtetojnë ato që prisnim. Domethënë skeletin metalik, buton qendror që do të ketë sensorin për shënjat e gishtërinjëve. Ngjyrat e HTC One A9 do të jenë: Acid Gold, Opal Silver, Deep Garnet, Carbon Gray, Rose Gold dhe Cast Iron.

Karakteristikat teknike të HTC One A9

Në specifikimet teknike presim që modeli i ri HTC One A9 të ketë ekran 5 inç me rezolucion 1080p AMOLED, procesor Snapdragon 617, memorie RAM 2GB, memorie të brendshme 16GB me mundësi rritje, kamera kryesore 13 Megapixel me OIS, kurse kamera të parme 4 Megapixel, bateria do të jetë e madhësisë 2150mAh dhe do të ekzekutojë versionin e ri Android Marshmallow. /Tech-Al.Info/

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB

Modelet iPhone 12 fillojne nga 64 GB. Pak ditë para njoftimit zyrtar nga Apple, thashethemet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.