Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Të rejat nga HTC One A9 dhe foto!

htc-aero-570Të rejat nga HTC One A9 dhe foto! Të Martën e ardhshme do të jetë dita e prezantimeve pasi bashkë me Google që do prezantojë smartfonin e saj të ri Nexus, vjen edhe HTC me shumë të përfolurin HTC One A9. Fotot e smartfonit tashmë janë publikuar dhe na japin një shije të parë që të shikojmë sesi lëviz HTC përsa i përketë dizajnimit, ku në përgjithësi na kujton iPhone 6.

Të rejat nga HTC One A9 dhe foto!

Sot @evleaks ngarkoi në llogarinë e tij në Twitter renders të cila tregojnë ngjyrat e ndryshme që do të ketë HTC One A9 dhe vërtetojnë ato që prisnim. Domethënë skeletin metalik, buton qendror që do të ketë sensorin për shënjat e gishtërinjëve. Ngjyrat e HTC One A9 do të jenë: Acid Gold, Opal Silver, Deep Garnet, Carbon Gray, Rose Gold dhe Cast Iron.

Karakteristikat teknike të HTC One A9

Në specifikimet teknike presim që modeli i ri HTC One A9 të ketë ekran 5 inç me rezolucion 1080p AMOLED, procesor Snapdragon 617, memorie RAM 2GB, memorie të brendshme 16GB me mundësi rritje, kamera kryesore 13 Megapixel me OIS, kurse kamera të parme 4 Megapixel, bateria do të jetë e madhësisë 2150mAh dhe do të ekzekutojë versionin e ri Android Marshmallow. /Tech-Al.Info/

Exit mobile version