Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Telefoni celular më i vogli në botë!

Telefoni celular më i vogli në botë!Aparati celular “Liliput” me ekran OLED ka një peshë “të papërfillshme”. Mundet që me shikimin e parë të ju duket si një lodër, sipas kompanisë prodhuese Eibitto, por modeli mikroskopik është një telefon i vërtetë.  Modeli WX06A, ashtu siç quhet, ka një ekran me ngjyra OLED me madhësi vetëm 1″, dhe përmasat e përgjithshme 32 x 70 x 10,7 mm dhe me peshë kë[ nuk i kalon 32 gramët. Tipi i ekranit të tij,  zakonisht e ndeshim në modelet e orëve elektronike.

Telefoni celular më i vogli në botë!

Për arsye të përmasave të tij, aparati «miniaturë» nuk e mundëson bashkëngjitjen e një kamere, por mundëson dërgimin e postave elektronike. Telefoni që peshon sa 1/4 e një iPhone 5 të Appel (me peshë mbi 12 gramë) pritet të hidhet në treg dhjetorin e ardhshëm vetëm në tregun Japonez nga kompania e telefonave celular Willcom. Momentalisht çmimi i tij përbën një sekret të vulosur.

Telefoni Liliput dhe ngjyrat

Por një pyetje me vend që lind duke parë një telefon kaq të vogël është, se sa gishta të vegjël duhen të këtë dikush për ta përdorur sa më lehtë…

Exit mobile version