Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Telefoni inteligjent YotaPhone (video)

Tech Al - Telefoni inteligjent YotaPhone (video)
Telefoni inteligjent YotaPhone

Për Austrinë, Francën, Gjermaninë dhe Spanjën duket se muaj dhjetor do të jetë një muaj me ngjarje mbresëlënëse për sa i përket teknologjisë. Dhe për të qenë mëtë qartë, këto vende do të keni privilegjin për të shijuar të parat, telefonin inteligjent Rusë, YtoaPhone. Dhe duhet të përmendim se telefoni inteligjent YatoPhone nuk është një telefon dosido, por ky smarthpne përdorë teknologjinë e re e-paper (letër elektronike) në ekranin e tij të dytë.

Telefoni inteligjent YotaPhone (video)

Telefoni inteligjent Rusë ekzekuton Android OS dhe ka një procesor dybërthamësh. Në konferencën standarde, Mobile Word Congress, që bëhet në fillim të vitit, ata që ishin të pranishëm patën mundësin që ta shikon nga afër këtë versin telefoni inteligjent. Dhe ashtu si e thamë që YatoPhone dallon nga të të tjerët sepse ka një ekran dytësorë i lexueshëm në dritën e diellit, i cili nuk harxhon shumë energji nga bateria e tij e çmueshme. Telefoni inteligjent YatoPhone prodhohet nga kompania Yato Devices e cila në të shkuarën ishte pjesë e ish industrisë së mbrojtjes shtetërore të Rusisë.

Kompani prodhuese pohon se ekrani «letër elektronie», e-paper, qëndron gjithmonë i aktivizuar, por nuk është acarues për përdoruesin, por përkundrazi është tërheqës. Në atë, përdoruesi do të mundet shumë lehtë të shikojë shënimet e tij, posten elektronike (e-mail), tweet (cicërimet) edhe shumë informacione të tjera në kohë reale pa e lëvizur fare telefonin e tij madje as pa e zhbllokuar. Dhe fakti se nuk harxhon shumë energji për funksionimin e tij, e bënë shumë të rëndësishëm për të parë informacionet e rëndësishme, si për shembull një biletë elektronike teatri ose biletë vajoni apo edhe një udhëtim në hartë.

Meqenëse ekrani si e thamë është i lexueshëm edhe nën dritën e diellit, Yota Devices pohon për telefoni i tij inteligjent, YotaPhone smartphone, se përdoruesi ble një telefon inteligjent dhe një lexues të shkrimeve elektronike, e-reader. Gjatë leximit të librave, me një rrotullim prapa, ekrani LCD përpara shikon shënimet. Kompania pohon gjithashtu se një ekran i tillë do të vërtetojë se do jetë shumë i përdorshëm për leximin e mesazheve, për lajmërimet, takimet, për thirrjet e humbura ose për parashikimin e motit, të cilat në ekranin e një telefoni inteligjent klasik ato humbasin.

Kompania ruse e cila vjen në këtë arenë të ashpër të telefonave inteligjentë duke filluar nga Evropa lë të kuptohet se modeli YotaPhone fshehë surpriza të vogla, si RSS feed pas rënies së alarmit, emoticon me marrjen e SMS nga miqtë dhe shumë të tjera.

Si përfundim, megjithëse YotaPhone është një telefon inteligjent rusë dhe shumë i ri, ka një çmim të pa arritshëm duke filluar nga 499 euro, por sipas prodhuesit ja vlen që të shpenzosh kaq para për një smartphone që përdore teknologjinë e-paper.

Të dhënat teknike për telefoni inteligjent YotaPhone:

[tube]2ChfjizW8-k[/tube]

 

Exit mobile version