Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

Telefoni me i lire smartfon 4G

Telefoni me i lire smartfon 4G Celulari YU, i cili i përketë kompanisë Micromax, njoftoi për nxjerrjen e celularit smartfon më ekonomik deri në këto momente, modeli YU Yunique i cili do të kushtoi vetëm 75 dollar. Me këtë çmim lansohet si smartfoni më ekonomik në kategorin 4G HD smartphone në botë dhe do të ofrohet ekskluzivisht online vetëm nga Snapdeal.

Telefoni me i lire smartfon 4G

Celulari më i lirë është shumë kompakt dhe i lehtë gjithashtu shumë i mirë në cilësi në krahasim me çmimin e tij. Edhe përsa i përket punimit është goxha i mirë pasi nuk sforcohet. Regjistrimet për blerjen e YU Yunique kanë filluar tashmë, për blerje do të jetë i disponueshëm të martën më 15 Shtator.

Të dhënat teknike të YU Yunique 4G HD

Telefoni më ekonomi në botë i kategorisë 4G HD ka ekran 4.7 inç me rezolucion 720p IPS LCD, procesor Snapdragon 410, memorie RAM 1GB dhe 8 GB kapacitet memorie ruajtje. Smartfoni YU Yunique ka kamera 8 Megapixel pas dhe kamer të parme 2 Megapixel. Kurse bateria do të është 2000mAh. Sistemi operativ do tj është Android Lollipop 5.1.1 ndërsa përdoruesi do të ketë mundësin për të instaluar Cyanogen OS 12.1. /tech-al.info/

Exit mobile version