Telefoni me i shtrenjte ne bote

Telefoni me i shtrenjte ne boteTelefoni me i shtrenjte ne bote a keni pyetur ndonjëherë?  Është interesante apo jo? Se mund ta blejmë ndonjëherë telefonin më të shtrenjtë në botë por thjesht mund ta dimë “që të mos vdesim injorant” si e mund ta thoshte edhe Bukra e Portokallis. Pra në këtë artikull do ju tregojmë se cili është telefoni ose celulari më i shtrenjtë në botë, dhe përderisa është më i shtrenjti normalisht që pritet të jetë edhe telefoni më i mirë në botë. 

Telefoni me i shtrenjte ne bote

Dhe këtu është për tu theksuar se normalisht kostoja e një aparati telefonik është vështirë që t’i kaloi të 60 dollarë amerikan. Por nëse kostoja e një aparati nuk i kalon 60 dollarë atëherë cila është arsyeja që një telefon celular arrin në shifra 500, 600 madje edhe mbi 1000 dollarë? Këtu luajnë rolë shumë faktorë, por arsyet kryesore është marka. Por për telefonin më të shtrenjtë në botë nuk luan rolë vetëm marka por edhe karakteristika të tjera.

Momentalisht telefoni më i shtrenjtë në botë ishte Samsung Galaxy Note Edge me kristale Swarovski. Ky model i veçantë Note Edge përmban 1800 kristale vezullues të Swarovski në të gjithë pjesën e pasme. Por tani erdhi iPhone dhe i ndryshoi gjërat. Dhe nuk po flasim për ndonjë model të ri të Apple, por për një model të veçantë të iPhone, për iPhone 6 kostoja e të cilit vete deri më 3.1 milion dollar, që i bie rreth 3 milion euro.

Por çfarë e bënë kaq të shtrenjtë këtë model? Goldgenie ju jep mundësinë për të zgjedhur për përbërjen e aparatit ndër diamantet mund të shtoni dhe rubin, safir të vendosura në flori 24 karat, flori rozë dhe platin mbi një iPhone 6 ose iPhone 6 Plus. Sigurisht që me përkufizimin e “floririt” nuk e kemi fjalën vetëm për ngjyrën e florit. Por brenda mollës së kafshuar mund të vendosni edhe kristale të Swarovksi.

Tani e kuptuat besoj, se përse është ky telefoni më i shtrenjtë në botë? Pra nuk është vetëm pjesa e brendshme atë që e bënë telefonin më të shtrenjtë në botë por edhe pjesa e jashtme.

 

 

 

 

About Luka

Një i apasionuar rreth teknologjisë, që jo vetëm më pëlqen të eksplorojë, por edhe të ndihmojë të tjerët. Dhe arsyeja e kësaj faqe është për të informuar por edhe të ndihmuar. Prandaj mos ngurroni të komentoni.

Check Also

Pasojat negative te Facebook!

Pasojat negative te Facebook! Shumica e atyre që kanë një smartfon e kanë si zakon …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.