Site icon Tech Al Lajme Teknologjike

TRS-80 Model 100 kompjuteri i parë portativ (laptop)

TRS-80 Model 100 kompjuteri i parë portativ (laptop)Kompjuteri i parë portativ ose i njohur ndryshe laptop e ka prezantuar amerikani Dave L. Tandy më 29 mars të vitit 1983. Modeli që prezantoi Tandy që u regjistrua si kompjuteri i parë portativ në histori ishte TRS-80 Model 100. I ndërtuar fillimisht nga Kyocera dhe si fillim doli ne tregun Japonez me emrin Kyotranic 85. Ndërsa në Amerikë modeli TRS-80 Model 100 u hodh në treg nëpërmjet rrjetit komercial të Radio Shack duke pasur një sukses të madh, pasi shitjet i tejkaluan 6 milion copë. Me karakteristika të ngjashme, kompjuteri portativ në fjalë u ndërtua dhe nga Olivetti dhe NEC, si Olivetti m-10 dhe NEC PC-8201a.

TRS-80 Model 100 kompjuteri i parë portativ (laptop)

Si arsye kryesore të se mund të merrje kudo dhe aplikacioneve të bashkëngjitura, që përfshinte agjendë dhe përpunues shkrimi, modeli TRS-80 Model 100 do të bëhej shumë i dashur në veçanti për gazetarët. Gjithashtu, TRS-80 Model 100 u përdorë dhe nga industria si një mjetë portativ programues për sistemet autonomike në prodhim. Ende edhe në ditët tona, ky kompjuter ishte më i lehtë dhe me një autonomi më të madhe nga shumica dërrmuese e laptopave. Madje, gjatë kohës që ishte në shitje, ky model u pasurua me një numër të madhe gjërash të palëve të treta, duke arritu një autonomi akoma më te madhe.

TRS-80 Model-100 laptopi i pare nga brenda


Modeli TRS-80 Model 100 u pasua nga Tandy 200 më 1984, i cili kishte dizajnin e një laptopi dhe me një ekarn akoma më të madh dhe modem të bashkëngjitur.

Exit mobile version